Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

De Biasi me këmbë në tokë Empty De Biasi me këmbë në tokë

Tue 16 Oct 2012 - 9:23
Humbja e papritur me Islandën duket se po vazhdon të mbajë të tensionuar trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, i cili e tregoi këtë gjë me deklaratat e tij në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes me Slloveninë.

Tekniku i kuqezinjve pohoi se pritshmëria e tifozëve ishte më e madhe nga ajo çfarë dha skuadra në fushën e lojës.

“Ne jemi një skuadër në tranzicion, po kalojmë nga një cikël lojtarësh që e kanë mbyllur të një cikel me lojtarë shumë të rinj. Une nuk besoj se gjërat bëhen sa hap e mbyll sytë, duhet shumë pune. Kjo nuk do të thotë që në nuk do të kërkojme t’i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe të kërkojme të shkojme në Brazil, sepse kjo është ëndrra e të gjithëve”, deklaroi De Biasi.

“Sot kemi një skuadër relativisht të re me perspektivë, për disa është absolitisht hera e parë që luajtën, këto lojtare kemi. Nëse dikush mendon se ne kemi Mesin, Xavin dhe Iniesten, gabohet sepse nuk i kemi. Kemi lojtarë të mirë që së bashku mund të bëjnë një skuadër dhe të gjithe këtë gje po bejmë. Nuk mund t’i vendosin në presion ata 11 që dalin në fushe sepse keshtu shkaterrojme gjithçka. S’më pëlqen entuziazmi që patëm pas Qipros, fituam 3-1, por ne luajtëm më keq se me Islanden. Futbolli të rezervon gjithnjë surpriza, problemi është se duhet të jesh i përgatitur të mos biesh pre e suprizave dhe të mundohesh të bësh më të miren. Është e kotë që të fantazosh, këtu duhet te jesh konkret, me kembe ne toke dhe te rregullosh ato qe mund te rregullohen”.

Pas tre ndeshjeve të para Shqipëria ndodhet në vendin e 4 me tre pikë po aq sa Sllovenia e vendit të fundit në grup.
De Biasi me këmbë në tokë Debiaziiiii
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi