Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ja mundësia e dytë që ju jepet per ne Universitet  Empty Ja mundësia e dytë që ju jepet per ne Universitet

Sat 20 Oct 2012 - 14:08
Ja mundësia e dytë që ju jepet per ne Universitet  Images

Në universitetet e rretheve është edhe numri më i lartë i kuotave të mbetura bosh.
Kandidatët për studentë që nuk janë shpallur fitues në fazën e parë të pranimeve në universitete kanë një mundësi të dyte, por këtë herë në programet e studimit, të cilat nuk kanë qenë të parapëlqyera në fazën e parë të regjistrimit.
Në formularin A3 pritet të mos përfshihen degë të konsideruara elitare si p.sh juridik, ekonomik, inxhinieri ndërtimi, arkitekturë, por ato programe studimi ku oferta e shpallur ka qenë më e lartë se kërkesa si p.sh degë të mësuesisë, matematikë, fizikë, biologji, inxhinieri tekstile, zooteknike apo gjuhët e huaja, turqisht apo greqisht. Formulari pritej të bëhej publik rreth datës 15 tetor, por ndërsa Ministria e Arsimit duhet të nxjerrë njëkohësisht edhe udhëzimin e posaçëm me datat për plotësimin e tij, ai do të dalë ditët në vijim.
Ndërkohe që studentët që do të pranohen në këtë fazë të dytë më së shumti do të kenë mundësi t’i ndjekin studimet në universitetet e rretheve pasi aty është edhe numri më i lartë i kuotave të mbetura bosh sikurse në Gjirokastër, Korçë, Vlorë dhe më pak në Tiranë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi