Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 6705
<b>Hobi</b> Hobi : Ngacmimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi torte
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2010

096 Receta te nryshme me mishin e Pules

Wed 17 Nov 2010 - 13:38
Ne kte teme do mledhim te gjitha recetat qe jan per pergatitjen e mishit te pules


Perberesit:
1 pule
1 kg patate
1 gote me leng portokalli
gjysem gote vaji
piper
Pergatitja:
vendosim pulen qe te zjeje.Presim patatet ne forme kubiku.Shtrydhim 2 ose 3 portokalle(ne shtrydhese).Heqim pulen nga zjerja.hapim vend tek patatet per te vendosur pulen qe te piqet bashke me patatet.Kur mbaron pjekja.Ju keshilloj qe ti lini pak patatet te mpiksen dhe te marrin aromen e lengut te portokallit. Ju befte mire
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

096 Re: Receta te nryshme me mishin e Pules

Wed 17 Nov 2010 - 13:39
Na hape oreksin mi me keto gatimet e tua Receta te nryshme me mishin e Pules  1698836746
Amelia
Amelia
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 6705
<b>Hobi</b> Hobi : Ngacmimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi torte
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2010

096 Re: Receta te nryshme me mishin e Pules

Wed 17 Nov 2010 - 13:41
Karamelica shkruajti:Na hape oreksin mi me keto gatimet e tua Receta te nryshme me mishin e Pules  1698836746
Receta te nryshme me mishin e Pules  1698836746 Receta te nryshme me mishin e Pules  1698836746 Receta te nryshme me mishin e Pules  1698836746

ti zakonisht si plq mi kto se jan me kripe ti perlqen embelsirat Receta te nryshme me mishin e Pules  1698836746 Receta te nryshme me mishin e Pules  1698836746 Receta te nryshme me mishin e Pules  1698836746
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

096 Re: Receta te nryshme me mishin e Pules

Wed 17 Nov 2010 - 13:43
Ik mi ti se i ha dhe keto ndonjehere kur ma bejne gizili Receta te nryshme me mishin e Pules  1698836746
Amelia
Amelia
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 6705
<b>Hobi</b> Hobi : Ngacmimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi torte
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2010

096 Re: Receta te nryshme me mishin e Pules

Wed 17 Nov 2010 - 13:51
aahhaha te ort mortja ty me gjith gizili Receta te nryshme me mishin e Pules  1698836746
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

096 Pulë me arra

Mon 2 May 2011 - 6:42
Për 4-5 persona duhen:
Pulë 500-600 gr
gjalpë 50gr
arra 2 filxhane kafeje
hudhra 1 kokërr
uthull 2 lugë gjelle
miell 1 lugë gjelle
kripë, piper.

Pergatitja:
Pula e pastruar dhe e larë pritet në thela, vendoset në tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa të mbulohen thelat, shtohet pak kripë,piper i zi dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet gati.
Në një tenxhere me gjalpë kaurdiset mielli, shtohet lëngu i pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe lihet të ziejë për 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra të shtypura. Salca rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend të ngrohtë, por pa marrë valë.
Gjatë servirjes në pjatë vendoset pula e cila mbulohet me salcën e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturë.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

096 Receta për gatimin e pulës/gjelit të detit.

Mon 2 May 2011 - 6:50
Për 4-5 persona duhen:
Pulë 500-600 g
gjalpë 50g
arra 2 filxhane kafeje
hudhra 1 kokërr
uthull 2 lugë gjelle
miell 1 lugë gjelle
kripë, piper.

Pergatitja:
Pula e pastruar dhe e larë pritet në thela, vendoset në tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa të mbulohen thelat, shtohet pak kripë,piper i zi dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet gati.
Në një tenxhere me gjalpë kaurdiset mielli, shtohet lëngu i pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe lihet të ziejë për 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra të shtypura. Salca rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend të ngrohtë, por pa marrë valë.
Gjatë servirjes në pjatë vendoset pula e cila mbulohet me salcën e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturë.
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

096 Kritharaqe me mish pule në furrë

Sat 30 Jun 2012 - 19:10
Receta te nryshme me mishin e Pules  2012-06-24-16.04.32-300x225Përbërësit: 1 pulë në copa, 1/2 kg kritharaqe-makarona elbi, 2 qepë në copëza, 1 karrotë e grirë, 2-3 domate të grira, 1 thelp hudhër, 2 lugë vaj, 1 lugë gjalpë – për aromë, majdanoz, kopër, kripë, piper i zi.



Përgatitja: Kjo është një pjatë është shumë e shpejtë dhe e shijshme, e përshtatshme për momentet që nuk dimë ç’të gatuajmë.

Kavërdisim qepën, karrotën dhe hudhrën me yndyrë, duke përdorur zjarr të ëmbël. Më pas shtojmë domatet dhe pasi janë gatuar pjesërisht, shtojmë pulën. Pasi e lëmë të përgatitet me lëngun e vetë, shtojmë ujë, më shumë se 1 lt, që të vazhdojë zierjen.

Kur pula të jetë pothuaj gati, e heqim nga zjarri, e rregullojmë me kripë e piper, majdanoz e kopër me shumicë, dhe e hedhim të gjithë në një tavë, ku kemi shtruar kritharaqet.

E pjekim për rreth 20 minuta në 200°, të mbuluar me letër alumini e megjithatë, derisa të jetë pirë i gjithë lëngu. Shërbehet me djathë të grirë të tipit parmezan.

Ju bëftë mirë!
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

096 Re: Receta te nryshme me mishin e Pules

Sun 21 Oct 2012 - 10:16
Pule me limon

Receta te nryshme me mishin e Pules  Images

Perberesit:
500 gr mish pule
1 Kokerr qepë e madhë e grirë hollë
4 luge vaj ulliri
2 thelpij hudhër të shtypur
1 Gotë verë e bardhë
2 Gjethe dafine
Rozmarinë
Levoren e 1 limoni dhe lëngun e tij
60 gr ullinj
Kripë
Piper i zi

Përgatitja:
Nxehim vajin e ullirit në një tigan në zjarr mesatar, në të hedhim qepën e grirë dhe e kaurdisim për 7-8 minuta deri sa te marrë ngjyrë të verdhë. Më pas shtojmë hudhrën dhe pulën duke e trazuar derisa të marrë një faqe të verdhë. Hedhim verën dhe e lemë të ziejë derisa të mpikset, më pas shtojmë erëzat, lëkurën e limonit, ullinjtë. I hedhim kripë, piper sipas deshirës dhe e lëmë në zjarr të ulët me kapak për 20-25 minuta. Kur pula të ketë zier shtojmë lëngun e limonit dhe e shërbejmë menjëherë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

096 Re: Receta te nryshme me mishin e Pules

Sun 21 Oct 2012 - 10:48
Gjoks pule i mbushur

Receta te nryshme me mishin e Pules  Images

Perberesit
*500 gr gjoks pule
*4 Luge gjelle majdanoz i grirë
*100 gr djathë parmixhano i grirë
*1 Kokerr hudher (e plote) e grirë
*100 gr peksimadhe
*1 Kokërr vezë
*30 gr gjalpë ’’Bitam’’
*2 Luge gjellë miell
*Vaj për skuqje
*Kripë
*Piper i zi

Pergatitja:
Hapi i parë
Në një tas të vogël përziejmë gjalpin, hudhrën, majdanozin, kripën, piperin dhe 2 lugë parmixhano derisa të krijohet një masë kompakte.


Hapi dytë
Përgatisim gjoksin e pulës, duke i bërë një prerje horizontale në formën e një xhepi në pjesën e trashë të saj.

Hapi i tretë
Mbushim xhepin që krijuam te pula me miksimin e përbërësve që formuam gjate hapit të parë dhe mbyllim xhepin me ndihmën e 2-3 stikadentëve.

Hapi katërt
Vendosim 3 pjata në tavolinë me përbërësit si më poshtë:

1. Hedhim 2 lugë miell
2. Vezë e rrahur
3. Miksojmë peksimadhen, parmixhanon, kripën, piperin

Gjoksin e pulës e pudrosim në fillim me miell, më pas e kalojmë në pjatën me vezë të rrahur dhe në fund e rrotullojmë në pjatën me peksimadhe.
Në tigan kemi hedhur vajin e nxehur në temperaturë mesatare, vendosim gjoksin e pulës dhe e skuqim rreth 6 minuta.Tregojmë kujdes duke i kthyer në menyrë që skuqja të jetë e njëtrajtshme. Kjo recetë serviret e vakët, shoqeruar me sallatë.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

096 Re: Receta te nryshme me mishin e Pules

Thu 25 Oct 2012 - 13:46
lulelaker me pule
Receta te nryshme me mishin e Pules  Images

Perberesit per 4 persona
-1 pule te vogel rreth 500gr
-500gr lulelaker
-3 domate mesatare
-1 qepe
-kripe
-piper
-majdanoz
-vaj ulliri

Pergatitja:
Fillimisht, ndajme lulelakren ne dege te vogla dhe e vendosim per tu ziere ne uje te valuar me kripe per rreth 10 minuta.Ndajme pulen ne copa afersisht te te njejtes madhesi duke i kriposur dhe piperosur.Ne nje tigan te thelle kaverdisim ne vaj ulliri qepen e prere holle per rreth 5 minuta, shtojme domatet e kaluara ne mikser (te bera purè), copezat e pules, lulelakren e kulluar nga uji i tepert dhe e leme te gjithen te gatuhet edhe per 20-25 minuta te tjera.
Sponsored content

096 Re: Receta te nryshme me mishin e Pules

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi