Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nusja italiane e veshur me kostum mirditoreje Empty Nusja italiane e veshur me kostum mirditoreje

Tue 23 Oct 2012 - 14:36
Nusja italiane e veshur me kostum mirditoreje Nusja-mirditore
Një nënshtetase italiane e martuar me një djalë shqiptar në ditën e dasmës ka pasur një fustan të veçantë nusërie, ajo ka veshur kostumin popullor të Mirditës

Nusja italiane e veshur me kostum mirditoreje Cifti%20merditor
Një nga kostumet popullore me të spikatura në Shqipëri, është edhe kostumi i nuses mirditore. Një kostum tradicional dhe me një bukuri e rrallë stilistike autoktone.

Me këtë kostum është zhvilluar gjatë verës së këtij viti edhe një ceremoni dasme ne fshatin Sukth të qytetit të Durrësit. Një ceremoni e tillë është e zakonshme, por në këtë rast flitet për një nënshtetase italiane, e cila e ka celebruar martesën e sajë me një djalë mirditor e veshur me këtë kostum të rrallë për të cilin ajo thotë se kur e veshi vetë e ndjeu se pse te jepte kënaqësi të rralla. “Ndjehesha e bukur e veshur me rrobat modern po kur e vesha këtë kostum nuseje, unë e pashë se bukuria ime ishte transformuar. Ndjehesha mjaft mirë si kurrë ndonjëherë. Me këtë veshje të rrallë ndjeheshe mitike e shumë vlerësuar si një perëndi pagane e viseve mirditore”, u ka thënë ajo miqve të sajë në ceremoni.

Dasma e çiftit Shtjefen Margjegja dhe Elena Ballerini është bërë në fshatin Sukth më 26 gusht 2012.

Në këtë ceremoni kanë marre pjesë shume miq nga vise të ndryshme të vendit, por kryesisht nga trevat mirditore. Së bashku me to kanë qenë edhe pjesëtarë të familjes së nuses Ballerini të ardhur nga Firence. Nusja “mirditore” është rikthyer disa herë pas martesës më të shoqin në Durrës si dhe në vend lindjen e dhëndrit në fshatin Hebë në Domgjon të Fanit. “Është një vend që me jep shume kënaqësi, thotë ajo. Për të si veshjet tradicionale ashtu edhe bukuritë e spikatura të peizazheve mirditore janë në unike. Është një nga vendet më mbresëlënëse me bukuri të rrallë dhe të egër”, u ka thënë ajo miqve të vet kur e kanë pyetur për vendlindjen e Shtjefenit. Dhe këtë dashuri për këto vise ajo ka dashur që t’i fiksojë edhe në momentet me të lumtura të jetës së sajë. Në ditën e dasmës. Fotot dhe pamjet filmike që do ta shoqërojnë gjatë gjithë jetës tashmë.

Dhëndri Shtjefen Margjegja ka lindur në rrethin e Mirditës ne fshatin Hebë. Që i përket si njësi territoriale Komunës së Fanit. Në vitin 2003 ai ka emigruar në Itali. Pas shumë peripecish ai është stabilizuar me punë në Firence. Tashmë ka hapur një sipërmarrje private të tijën në Prato. Ai ka bërë punë të ndryshme duke ecur në rrjedhën e fatit të një refugjati pa dokumente të rregullta. Po gjatë gjithë periudhës ai ka ndjekur vetëm tragën e punëve të ndershme, ato punë që i siguronin te mira material vetëm nga djersa e ballit. Një nga këshillat e çmuara që i ka dhënë i ati që në moshën e fëmijërisë dhe që Shtjefeni thotë se nuk e ka anashkaluar kurrë. Edhe në situate më të vështira të jetës së tij. Më pas ka nisur aktivitetin e montimit të tendave me duralumin. Kur është ndjerë i fuqishëm ekonomikisht pasi grumbulloi lekët e rrogës ka hapur vetë veprimtari sipërmarrëse në këtë aktivitet. I cili i ka rezultuar mjaft fitimprurës.

Fejesa e çiftit italo -shqiptar

Shtjefeni kujton se ata janë njohur në vitin 2005. Ai thotë se, “kur e ka njohur atë ajo po festonte ditëlindjen e sajë në një lokal. “Me që u ndodha rastësisht, për respekt shkova dhe e urova edhe unë. Atë periudhë kisha 2 vite që ndodhesha në Itali dhe e kisha përmirësuar mjaft mirë komunikimin në gjuhën italiane. Po kisha një problem se isha pa dokumente të rregullta. Pas njohjes në lokal, jemi takuar bashkë disa herë. Rreth vitit 2006 kam hyrë për herë të parë në familjen e Elenës. Atje jam njohur me prindërit e sajë , të ëmën, të atin, vëllanë e madh dhe një motër më të vogël se Elena. Fillimi natyrisht që ka qenë i vështirë pasi si shqiptar, ata kishin pasur përshtypje të këqija. Madje kishin edhe një histori personale konflikti me një bashkatdhetar tonin”, shton Shtjefni. “Ata më treguan më vonë se një person i panjohur nga Shqipëria kishte tentuar me thikë për ta grabitur një të afërm te tyre. Kështu që merret lehtë me mend se si ka qenë atmosfera e parë. Ato ndiqnin me vëmendje çdo fjalë dhe lëvizje timen. Po pas disa muajsh ata me kanë trajtuar me respekt si pjesëtarë të familjes së tyre”, tregon dhëndri shqiptar për eksperiencën tij në familjen italiane.

Ai thotë se pasi kanë kaluar bashkë rreth 3 vite miqësie kam vendosur që të martohem. “Ia thashë këtë Elenës dhe familja e saj e mirëpriti këtë martesë. Po kur me pyesnin për vendlindjen, unë ua kam përshkruar Mirditën me ngjyrat e mallit tim dhe mbase ata kanë menduar se po u flisja për parajsën. Tashmë jemi martuar dhe po përpiqemi që të blejmë një shtëpi. Ndërkohë po mendojmë se çfarë mund të investojmë në Shqipëri konkretisht”. Shtjefeni tregon se që kur janë martuar ata kanë ardhur në Mirditë dhe Durrës rreth 3 herë. Dhe ruan përshtypje nga më të mirat për to. Kërkon shpesh të vijë në Mirditë për ajrin e pastër që ka atje dhe gjelbërimin e pyjeve malore. Kjo pasi ato janë vende mjaft të përshtatshme, ku mund të gjesh një qetësi absolute. “Me kërkesat saja të përsëritura ne kemi vendosur që të vijmë për ta festuar Vitin e Ri ne Durrës dhe në Mirditë”, thotë Shtjefeni.

Ndërsa vetë nusja “mirditore” nga Firence thotë se ajo megjithëse ka lindur dhe jeton ne Itali ndjehet edhe ajo mirditore tashmë. “Shqipëria është pjesë e pandarë e familjes sime dhe Mirdita tashmë është në zemrën time”, thotë nusja italiane.

/Shekulli Online/ Përgatiti: Mark Brunga/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi