Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Për suksesin tek fëmija, ndikon edukimi jo thjesht arsimi Empty Për suksesin tek fëmija, ndikon edukimi jo thjesht arsimi

Wed 24 Oct 2012 - 15:40
TIRANE-Besimi, komunikimi i mirë dhe përfshirja aktive e prindërve në shkollim për suksesin akademik të fëmijës kanë më shumë rëndësi sesa thjesht të frekuentosh shkollën apo fakultetin më të mirë.
Për suksesin tek fëmija, ndikon edukimi jo thjesht arsimi 24g6dg1
Frekuentimi në kopshtin për fëmijë me program të pasur, i cili përfshin mësimin e gjuhëve të huaja, frekuentimi i shkollave me numër të madh të aktiviteteve jashtëshkollore ose të ndjekësh fakultete prestigjioze nuk janë garanci që fëmija yt do të bëhet patjetër, i suksesshëm. Kështu dëshmoi studimi amerikan i Universitetit të Karolinës Jugore ku në testim morën pjesë më shumë se 10.000 fëmijë.

Suksesin më të mirë në shkollë e arrijnë fëmijët, prindërit e të cilëve në mënyrë aktive janë të përfshirë në shkollimin e tyre, shkojnë shpesh në takimet informative dhe të prindërve dhe rregullisht flasin për problemet ose sfidat në shkollë, shkruan ‘DailyMail’.

Të qenët prind i tillë, aktiv ka kuptim të madh për notat e mira dhe suksesin e mëvonshëm të fëmijës sesa thjesht regjistrimi në shkollat më prestigjioze, thanë studiuesit.

“Edhe pse një sistem i mirë edukimit në institucionet shkollore është i rëndësishëm, roli i prindit është edhe më i rëndësishëm dhe përcakton të ardhmen e fëmijës”, – ka përfunduar udhëheqësja e studimit, dr. Toby Parcel.

Parcel thotë se është shumë e rëndësishme që prindërit të dinë rëndësinë e rolit të tyre dhe të mos i lënë fëmijët “në dorë të fatit”, por t’i orientojnë me këshillat e veta. Duhet ditur që të shpërblehet dhe të ndëshkohet fëmija dhe kjo do të ketë më shumë ndikim në atë se sa ka mësuar, sesa madhësia e klasës në të cilën gjendet ose pajisjet shkollore që i ka në dispozicion.

/d.b
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Për suksesin tek fëmija, ndikon edukimi jo thjesht arsimi Empty Re: Për suksesin tek fëmija, ndikon edukimi jo thjesht arsimi

Thu 25 Oct 2012 - 10:02
temat kalon tek Femijet dhe familja
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi