Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:28
Poeti i madh Skender Rusi
Skender Rusi eshte nje nder poetet e mi te preferuar dhe do me pelqente te ndaja me ju disa poezi nga ky arstist.

SINFONIA E TAKAVE
Ai ishte një regjistrues i marrë,
S’kishte zemër në gjoks,kishte disqe!
Jetonte brenda në një kitarë,
Atje e desh dhe varrin kur të vdiste!

Ia dha vetë ate forme sobalkes se tij,
Se atje do flinte me Bet’hovenin e madh!
Se atje do ish dhe zoti Paganin,
Edhe zoti Shubert,edhe zoti Moxart!

Kush tha se keta ishin te vdekur!?
Ai fliste me ta,qeshte,peshperiste!
Brenda kitares se tij vetem e shoqja,
E urdheruar ishte te mos fliste!


Ai behej xhind kur ajo lante pjatat,
Kur kercitja e tyre i futej neper disqe!
Ai i ulerinte kur ia degjonte takat,
Pale kur padashur,ndonjehere ,teshtinte!


Por erdhi nje dite dhe ajo iku ne qiell,
Kitara krisi,muret e saj u cane.
Telat e saj rane mbi Bet’hovenin,
Mbi Moxart e Shubert,mbi te gjithe rane.

Tani ai ve veshin ,jo per te degjuar tinguj,
Po per t’u cmallur me zhurmen e pjatave!
Bet’hoveni?E c’eshte Bet’hoveni,
Para simfonise se embel te takave!?
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:29
EKLIPSIN PRES
Unë me ty,si toka me diellin,
Të vij rrotull vazhdimisht,vazhdimisht!
Por asnjëherë s’të jam afruar sadopak,
As jam larguar sadopak,natyrisht!


Astronomia ka ligjin e vet,
Që unë e përfill me aq sa mund!
Të të afrohem më shumë
Kam frikë se më djeg,
Të të largohem-kam frikë se më humb!


E ja,kështu,vetëm rrotull të vij,
Po s’jam i marrë që rri e pres më kot!
E di që një ditë ,ti do të kesh eklips,
E atëhere,nuk do më djegësh dot!





Unë me ty,si toka me diellin,
Të vij rrotull vazhdimisht,vazhdimisht!
Por asnjëherë s’të jam afruar sadopak,
As jam larguar sadopak,natyrisht!


Astronomia ka ligjin e vet,
Që unë e përfill me aq sa mund!
Të të afrohem më shumë
Kam frikë se më djeg,
Të të largohem-kam frikë se më humb!


E ja,kështu,vetëm rrotull të vij,
Po s’jam i marrë që rri e pres më kot!
E di që një ditë ,ti do të kesh eklips,
E atëhere,nuk do më djegësh dot!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:29
ATA DY PLEQ
Një plak.Një plakë.Dhe një park.
Edhe një stol.Dhe bëhen katër!
Dhe një neon që ndizej,shuhej,
Sikur ta shkelte syrin natën!


Po pas një viti mbetën tre.
Një plak.Një stol.Një park i gjelbër.
Dhe një neon që më nuk ndizej,
Që mbeti si një sy i verbër!


Në vjeshtë,ah,mbetën veç dy.
Një park.Një stol krejt i vetmuar.
Që pret mos kthehen prap’ aty,
Ata dy pleq të dashuruar!…
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:29
UAJA E NGACMUAR

Je futur e gjitha brenda një ujku,
(Atë ujk e kam vrarë unë!)
Prej tij kam mbajtur veç ulërimën,
Që të të përshëndes
kur të të shoh në rrugë!

E bleu yt shoq lëkurën e tij,
Që mos të ngacmojnë
ty mbrëmje e bukur!
Brenda atij qyrku
ti dukesh e frikshme,
Sikur je vërtet e tëra prej ujku!

Po burri yt e kishte të pamundur,
Të të shpëtonte
nga ngacmimet e mundshme,
Harroi që ti je një ujkonjëz e zbutur,
Që të pëlqen aq shumë
shoqëria e ujqërve!
2 shkurt,2007
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:29
SE TI GJITHMONE SEC BEN CA GJERA
Të lashë në Korçë
E të kërkoj në Kajro!
(Ku dihet,mbase dhe ke ardhur!)
Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra,
Që çmëndurira t’i kam quajtur!


Të lashë në tokë
E të kërkoj në qiell!
(Ku dihet në ç’yll më ke pritur!)
Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra,
Sa të kam quajtur të lajthitur!


Kap një bionde nga flokët mbrapa,
Ia kthej fytyrën për ta puthur!
Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra,
Vjen dhe atje ku s’është e mundur!


Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra,
Që të tregojnë dhe më të bukur!
Ndaj ca i marrë dhe unë mundet,
Sot gjithë Kajros t’i jem dukur!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:29
TEPER VONE
Ti ke një moshë me time bijë,
Me babin tënd, unë, moshatar.
Kush të dha urdhër të më duash
Me hirin tim të ndezësh zjarr?!

Ata thëngjij që ishin shuar
Ti si guxon me dorë i prek?!
Kush të dha urdhër të më ndezësh
Pa patur frikë se unë të djeg?!

Ke ardhur vonë. Tepër vonë.
Kur dimri krejt më ka pushtuar,
Kur vdekja firmën më kërkon
Ndoshta në ferr për të më çuar!

Ti gjysma-hënë je kur zhvishesh
Dhe gjysma tjetër-perëndi!
Me çdo të puthur m’i ul vitet,
Më kthen në moshën që ke ti!

Me këto gjysma, unë poeti,
Mund të ndërtoj tjetër planet.
Në djall pastaj të shkojnë vitet,
Dhe moshat le të shkojnë në dreq!

Po prapëseprapë një frikë ndjej,
Po mora zjarr, si mund ta fik?
Prandaj dhe po vonoj të zgjohem,
Them ndoshta ik.
Them ndoshta ik...
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:29
VAJZA PREJ QELQI
Vajzë e vogël,
Me sy prej qelqi,
Sa herë hyj brenda tyre,
Unë eci zbathur,
Mos thyej ndonjë gjë,
Që,dot,s’e ndreq!

Qelq,
I ke sytë,
Qelq!

Vajzë kryeneçe,
Me buzët prej qelqi,
Sa herë ndeshem me to,
Ti mua më kap rob,
Dhe robërit i trajtoke keq!

Qelq,
I ke buzët,
Qelq!

Vajzë e brishtë,
Me trup prej qelqi,
Duart i kam skelet,
Dridhem kur të prek,
Kam frikë mos më thyesh vërtet!

Qelq,
Je e tëra,
Qelq!
30 qershor 2002
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:30
VAJZA PREJ QELQI
Vajzë e vogël,
Me sy prej qelqi,
Sa herë hyj brenda tyre,
Unë eci zbathur,
Mos thyej ndonjë gjë,
Që,dot,s’e ndreq!

Qelq,
I ke sytë,
Qelq!

Vajzë kryeneçe,
Me buzët prej qelqi,
Sa herë ndeshem me to,
Ti mua më kap rob,
Dhe robërit i trajtoke keq!

Qelq,
I ke buzët,
Qelq!

Vajzë e brishtë,
Me trup prej qelqi,
Duart i kam skelet,
Dridhem kur të prek,
Kam frikë mos më thyesh vërtet!

Qelq,
Je e tëra,
Qelq!
30 qershor 2002
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:30
C'TRISHTIM
Ç’trishtim,të jetosh në një qytet-brengë,
Ku shumë gjëra ecin për mbrapsht!
Vajzat e bukura rrinë fshehur nga djemtë,
Të shëmtuarat shëtisin në bulevard(!)

Ç’trishim në këtë qytet që më deh,
Me erën e qelbur të vodkës!
Ku vetja herë-herë më duket,
Si Esenini rrugëve të Moskës!

Ç’trishtim,në këtë qytet të çmendur,
Që më ngjan me një spital të madh!
Njerëzve ju mungojnë veç bizhamat me vija,
Dhe numurat në shpinë apo në krah!

Ç’trishtim në këtë qytet që flet përçart,
Që as në gjumë nuk e heq paruken!
Dua t’ia marr nga koka e t’ia flak,
Por edhe ai s’më le,edhe unë nuk mundem!

Ç’trishtim,në këtë qytet të pushtuar nga vdekja,
Që po më vdes edhe mua pak nga pak!
Më vjen të rrëmbej shpirtin e të zhdukem,
Sa më larg prej tij,sa më larg!…
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:30
SE SI...
Se si po më ikën jeta!Se si!
Pa më pyetur fare,
Sikur të mos jetë imja!
Kam çaste kur edhe vetë nuk e di,
Nëse duhej ose jo,të lindja!

Se si po më ikin ditët!Se si!
Rrokullisen,rrokullisen,si toptha të vegjël!
Unë vrapoj pas tyre,kërkoj t’i arrij,
T’i ndaloj,t’i pyes,ç’do të bëhem nesër!?

Se si po më ikin ëndrrat!Se si!
Edhe në gjumë më kanë hyrë,
Edhe m’i kanë vrarë!
Ato që kanë shpëtuar kanë marrë arratinë,
Duke më lënë mua një të vdekur-të gjallë!

Se si po më ikin dashuritë!Se si!
Një sot.Një nesër.Një tjetër pas një jave!
Marr kokën mes grushtash,
I bie me zemërim,
Sikur të ketë bërë mijra faje!

Se si po më ikin dëshirat!Se si!
Si ata zogjtë shtegëtarë që dimrit i tremben!
Po ç’them edhe unë,
Do të ishte një mrekulli,
Të ishin zogj shtegëtarë që ikin e kthehen!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:30
PA DASHJE
Pa dashje kam plagosur një grua!
(S’e dija që më desh aq marrëzisht!)
Ajo ishte një yll,nga qielli larguar,
E zbritur në tokë rastësisht!


Pa dashje,kam fyer një grua!
E putha në faqe në një natë pa drita!
Pastaj dhe në ballë një puthje të dytë,
Ia shtypa pak hundën me gisht,edhe ika!


Pa dashje , kam vrarë një grua!
(Eh,gratë u vrakërkan kaq shpejt!)
Ajo iku në qiell,prej nga ish larguar,
Të vuante zhgënjimin e vet!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:31
PA DASHJE
Pa dashje kam plagosur një grua!
(S’e dija që më desh aq marrëzisht!)
Ajo ishte një yll,nga qielli larguar,
E zbritur në tokë rastësisht!


Pa dashje,kam fyer një grua!
E putha në faqe në një natë pa drita!
Pastaj dhe në ballë një puthje të dytë,
Ia shtypa pak hundën me gisht,edhe ika!


Pa dashje , kam vrarë një grua!
(Eh,gratë u vrakërkan kaq shpejt!)
Ajo iku në qiell,prej nga ish larguar,
Të vuante zhgënjimin e vet!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:31
MBI KOKE ME RRI EDHE ME NDRIT
Gjithnjë po bëhesh më e krrusur,
Sikur po i afrohesh tokës!
Unë jam atje,në sytë e rrudhur,
Ku është fillimi i gjithë botës!


Gjithnjë po bëhesh më e vockël,
Ku e ke futur gjithë atë shpirt!?
Si hënëz e ngrënë brenda dhomës,
Mbi kokë më rri edhe më ndrit!


Gjithnjë po bëhesh më e lehtë,
Mos ke ndërmend që të largohesh!?
Më bëj një shenjë e ngjitem vetë,
Qiellit t’i them që do vonohesh!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:31
NE S’BËJMË ASGJË TË KEQE

Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Duhemi.
Ndaj dhe kjo ditë
nuk po perëndon ende!
Ne jemi akrepat
e orës së diellit,
Lëvizim brenda tij
si brenda një zemre!

Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Vështrohemi.
Duke u bërë secili
sadopak i verbër!
Që mos na vijë aq
kur të takohemi,
Në ato vende ku s’ka shkelur
asnjë tjetër!

Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Puthemi.
Duke hapur portën
e botës së përtejme!
Brenda saj gjithmonë
ka diçka prej absurdi,
Që bëhet shkak
për grindjet mes njerëzve!

Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Gënjehemi.
Duke i marrë atë që i vjeshton,
njeri-tjetrit!
Në u bëfshim Prometej,
zjarre nuk do vjedhim,
Por urrejtjet që në shpirt
mbajnë njerëzit!

2 shtator,2005
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:31
S’DUA TË TË HUMB

Nuk jam aq i mirë
sa të jam dukur,
Unë,vëllai i vogël
i ajsbergëve!
Pjesën e shëmtuar
mbaj nën ujë,
Mos e shohin sytë
e të tjerëve!

Nuk jam Perëndi
siç më ke ditur!
As kam qenë ndonjëherë
Krisht!
Po përse kaq vonë
ti ke lindur,
Dhe tek unë vjen
kaq verbërisht!?

Nuk e di ,pse,vetëm mik
më quan,
Dhe s’ke frikë se unë
mund të të puth!
Kam një mbrëmje
që për ty e rruaj,
Po s’ta them,se s’dua
të të humb!

Në se do më ndodhë
që ndonjerës,
T’ia fal gjysmën më të mirë,
timen,
Kjo do të jesh ti
që ke kuptuar,
Se mëkati vdes
prej dashurive!
4 shtator,2005
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:32
MOS MË DUAJ MË

Mos më duaj më!
Nis më urre
nëse do mundësh!
Dhe qiellin(qielli jam unë!)
S’përmbyset bota
po ta humbësh!

Mos më përqafo më!
Nuk mund të duash
dy njëherësh!
Dhe ajrin(ajri jam unë!)
S’përmbyset bota,
po ta shkelësh!

Mos më kujto më!
Nis fshiji puthjet,
po të duash!
Dhe zjarrin(zjarri jam unë!)
S’përmbyset bota,
po ta shuash!
23 shtator 2005
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:32
PËR INATIN TIM

Për inatin tim
po bëhesh më e bukur,
Me ata sy jeshilë
si thellësia e deteve!
Për inatin tim
vjeshtës i dhe urdhër,
Të ndalojë përkohësisht
bjondimin e pemëve!

Për inatin tim
vazhdon të më duash,
Që të më largosh
nga krahët e erërave!
Ti po bën atë
që bëri Odiseu,
Për të mos dëgjuar
këngën e sirenave!

Për inatin tim
po bëhesh më e vogël,
Madje vetëm me ndryshimin
e formës së flokëve!
Për inatin tim
seç ke një të qeshur,
(Niagara do kish zili
po ta dëgjonte!)

Për inatin tim
vazhdon të më puthësh,
Duke larguar prej meje
gjithë dimrat!
Për inatin tim
vazhdon të më mundësh,
Duke bërë atë që bëjnë
vetëm tigrat!
26 tetor 2005
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:32
OTELLOJA I BARDHË

Pas borës që ra,
doli dielli,
I kuq në fytyrë,
i përflakur!
Filloi ta shkrijë,
që mos e shkelin,
Këmbët e tokësorëve
të përbaltur!

Edhe dielli,
E paska një të dashur!
29 tetor,2005
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:32
NUDITET

Kisha frikë ta shihja në sy,
(Aq të jeshiltë i kishte!)
Është pak po ta quaj nimfë!

Kur hynte ajo në det,
Deti,jashtë,dilte,
Për ta parë nudo ne të gjithë!

Eh,
Deti na i dinte dobësitë…
1 shkurt 2006
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:33
PËRFUNDIMISHT

Më duket se,përfundimisht,
të kam humbur,
Siç humbja balonat
kur isha i vogël!
Kur në dorë më mbetej
veç peri i këputur,
(Atë, as për t’u varur
nuk mund ta përdorje!)

Dikur, me atë fije peri
lidhja balona të tjera,
Dhe ato ngjiteshin lart
ku të mundnin!
Unë i drejtoja me kujdes
nga frynte era,
Por asnjëherë s’e kuptoja
pse më zhdukeshin!?

Më duket se,përfundimisht,
të kam humbur,
Me ty më ndodhi
si me balonat prej letre!
Në dorë më ka mbetur
veç peri i këputur,
Dhe zhdukja e tyre
e mistershme!
19 prill 2006
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:33
SIDOMOS

Kërkoj fjalët e tua
nëpër ajër,
Të qeshurën tënde,
sidomos të qeshurën!
Pa ty kam mbetur bosh,
si një guackë,
Që ia kanë vjedhur perlën!

Kërkoj supin tënd
ku e harroja kokën,
Vjeshtën tënde pa zogj,
sidomos vjeshtën!
Edhe qielli sot ngjan
si një krijim *****ësh,
Me këto shira
që s’rreshtën!

Kërkoj trupin tënd
nëpër duar,
Gjurmët që ka lënë puthja,
sidomos puthja!
Zoti në një javë
Botën e ka krijuar,
Ndërsa unë në një ditë
e humba!
28 prill,2006
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:33
TRËNDAFILAT E VENECIAS

Tetë Marsi më gjeti në Venecia,
Për ty bleva për festë!
Gjer të kthehem në Korçë,
(në u kthefsha!)
Asnjë dorë nuk do le
që t’i prekë!

Asnjë petale s’do t’i jap tjetër gruaje,
Tradhëtar s’mund të jem këtë ditë,
Ajo i ka sytë krejtësisht si tëndit,
Të jeshiltë,e dashur,të jeshiltë!

Kam qenë i çuditshëm ndonjëherë,
Kam folur shpesh edhe me vete!
Po kurrë s’kam qenë më afër teje,
Se këtë tetë Mars në Venecie!
8 Mars 2006
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:33
ME VETE KAM GJITHNJË NJË EVË

Sa herë që Krishti ik prej meje,
Unë befas shndrrohem në një tjetër,
Di të mbyll mirë portat e trurit,
Por jo aq mirë ato të zemrës!

Nga ai shteg që mbetet hapur,
Unë nis e fut pa pyetur fare,
Ata që Krishti s’m’i ka dashur,
Që janë të botës mëkatare!

Poetët janë pak “të marrë”,
Siç jam dhe unë,natyrisht!
Që bëhem pakëz”tradhëtar”,
Gjersa të kthehet Zoti Krisht!

Se jam fëmijë e marrëzisë,
Jam kryq,por dhe i kryqëzuar!
Me vete kam gjithnjë një Evë
Dhe një Adam që më ngjan mua!
12 nëntor 2006
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:33
KUR SHMANG NJË FAJ

Ti s’po vjen më dhe unë them:
Sa mirë!
Nuk do gënjehemi më
bashkë!
Të dy u futëm
në të njëjtin gabim,
Që ishte më shumë Ferr
se sa Parajsë!

Trotuari që të sillte
s’është më,
Janë kthyer në rërë
pllakat ku shkelje!
Nëse ai pluhur që ngrihet
je ti,
Unë duhet të jem era
brenda teje!

Ti s’po vjen më dhe unë them:
Sa mirë!
Sot e mësova
se si braktiset!
Ti je mënyra
si nuk kthehet në faj

Dhe një gabim
që mund të niset!
5 shkurt 2007
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Sun 7 Nov 2010 - 15:33
UNË DHE BOTA

Plot me gjëra të ndaluara
e kam kokën,
Plot me trille
që s’kanë vdekur ende!
Por unë prapë
s’e urrej dot botën,
(Ngado shkoj
e marr atë me vete!)

Plot me gjëra Kundër
që i vogël,
Dhe gjithnjë
në anën e të mundurve!
Bota është e lodhur,
shumë e lodhur,
Ja tani,
unë po e mbaj mbi supe!

Plot me perëndime
jam i mbushur,
Plot me njerëz
që s’di nga janë sajuar!
Bota do të ish
dhe më e bukur,
Po të mos ishim ne
kaq të shëmtuar!
17 shtator,2005
Sponsored content

 Poeti i madh Skender Rusi	 Empty Re: Poeti i madh Skender Rusi

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi