Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Moto GP, Pedrosa: Nuk mendoj për titullin Empty Moto GP, Pedrosa: Nuk mendoj për titullin

Fri 26 Oct 2012 - 12:07
Moto GP, Pedrosa: Nuk mendoj për titullin Pedrosa-QP02-400x266

Dani Pedrosa, i dyti në klasifikimin e përgjithshëm të Moto GP, theksoi se nuk mendon për garën e së dielës, por vetëm të nisë të bëjë xhiro për të përgatitur si duhet motorin nga e premtja.

“Nuk po mendoj se çfarë do të ndodhë në garën e së dielës, e vetmja gjë që më intereson është të nis të punoj me motorin ditën e premte për të gjetur “set-up”-in e duhur”, theksoi piloti spanjoll i Hondës.

Në lidhje me titullin kampion, Pedrosa deklaroi: “E vërteta është që fitoret në garat e fundit më kanë dhënë besim, por nëse luftojmë për fitoren vetëm unë dhe Lorenzo, do të jetë e pamundur për mua në këto dy garat e fundit.”

Dani Pedrosa ka 23 pikë më pak se Lorenzo kryesues kur kanë mbetur edhe dy gara nga përfundimi i kampionatit. Nëse këto dy gara do të përfundojnë si zakonisht këto kohët e fundit (me Pedrosa fitues dhe Lorenzo i dyti), piloti i Yamaha do të fitojë titullin kampion për herë të dytë në karrierë.

Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Australisë do të zhvillohen të shtunën në orën 06:00, ndërsa gara të dielën në të njëjtën orë.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi