Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Qeveria e Kosovës, shpenzime luksi Empty Qeveria e Kosovës, shpenzime luksi

Fri 26 Oct 2012 - 12:14
Qeveria e Kosovës, shpenzime luksi Kosove-qeveria-mbledhjee

Qeveria e Kosovës po shpenzon pa limit të ardhurat e buxhetit të shtetit, duke bërë shpenzime luksi për aktivitetet e saj.

Kështu shkruan e përditshmja “Express” në edicionin e saj online, ku thuhet se gjatë 9 muajve të parë të vitit, shpenzimet e ekzekutivit janë rritur për të gjitha kategoritë.

Sipas gazetës, që i referohet raportit të buxhetit, këto shpenzime, të përqendruara kryesisht tek mallrat dhe shërbimet, kapin shifrën e 992 milionë eurove.

Raporti në fjalë u miratua të mërkurën në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, gjatë të cilës ministri i Financave Bedri Hamzai tha se, për paga dhe lëvizje qeveria ka shpenzuar 271 milionë euro nga buxheti, 9 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa kategoria që ka parë rritjen më të ndjeshme të shpenzimeve rezulton ajo për mallra dhe shërbime, për të cilën janë harxhuar 113 milionë euro, shkruan gazeta.

Sipas saj, bëhet fjalë për një rritje me 21 për qind krahasuar me 9-mujorin e parë të vitit të kaluar, kur ishin shpenzuar 93 milionë euro.

Ndërsa për furnizimet e institucioneve me ushqime, pije, si dhe veshje, kryesisht për spitalet, policinë, ushtrinë dhe burgjet, janë shpenzuar vetëm 30 milionë euro. Pa harruar këtu armët e zjarrit dhe banderolat.

Rritja më e madhe e shpenzimeve rezulton të jetë bërë për kategorinë e shërbimeve, për të cilën janë ndarë nga arka e shtetit gjithsej 21 milionë euro, ose 8 milionë më shumë se për 9 muajt e vitit të mëparshëm.

Para të majme janë dhënë edhe për derivate, për udhëtime jashtë vendit dhe për përfaqësim, shton më tej gazeta.

Ajo vëren se në total, gjatë kësaj periudhe buxheti i Kosovës është mbushur me 1.2 miliardë euro, kryesisht nga të ardhurat e mbledhura nga Doganat e Kosovës dhe Administrata Tatimore.

Ndërkohë, në raportin e buxhetit thuhet gjithashtu se një pjesë e këtyre parave janë shpenzuar edhe për investime, të cilat sipas ministrit Hamzai kanë rezultuar të kënaqshme.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi