Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ushqimet e shëndetshme, që na ndihmojnë per të rënë në peshe Empty Ushqimet e shëndetshme, që na ndihmojnë per të rënë në peshe

Thu 1 Nov 2012 - 9:07
Ushqimet e shëndetshme, që na ndihmojnë per të rënë në peshe 229959_524885744189518_1363682355_n

Po përpiqeni të bini nga pesha? Kjo nuk është arsye për të hequr dorë nga të shijuarit e të ushqimit ….
Shalqiri dhe pjepri

Janw produkte kanë një përmbajtje të lartë uji,kjo na shërben per të tretur më shpejt ushqimet dhe për të siguruar më shumë ujë në organizëm. Shalqiri dhe pjepri jane mënyrë e mirë për t’u hidratuar, por dhe për t’u ngopur më shpejt.

Kos pa yndyrë
Proteinat e pasura të qumëshit janë një ndihmesë e madhe për të rënë në peshë. Keshtu qe provoni te nisni diten tuaj me nje kos pa yndyre, duke e kombinuar atë me manaferra, arra, ose granola. Një këshillë: Mund te perdoret shumë mirë dhe në vend të ëmbëlsirës.

Perimet e veres
Perimet si kungulli i njomë por dhe ai i verdhë, specat e kuq, te gjelber dhe portokalli jane nje armë per te patur ushqime më të shijshme dhe me pak kalori. Përdorini këto perime për të krijuar salcat tuaja për makarona, ose si garniturë në pjatat kryesore. Një mënyrë e mirë konsumi është dhe ajo të gjalla të shoqëruara me pak djathë.

Salcat
Ushqimi mund të bëhet i rrezikshëm, kur konsumohen të njëjtat gatime. Një përzgjedhje e larmishme e salcave me pak yndyrë në frigoriferin tuaj, është një zgjedhje e përsorur për të patur një shije të re. Mund t’ja nisni me salcën mesdhetare, salcas djegëse dhe salcën e kosit. Për frutat mund të përdorni si shoqërues kos, ose recel pa yndyrë.

Mish pule ose gjoks gjeli detit
Mishi i pulës, ose gjoksi i gjelit të detit, duhet të jenë gjithmonë pjesë e menusë tuaj. Këto ushqime janë një burim proteinash, që i mbajnë në sasi të ulët sheqernat në gjak dhe ndikojnë pakësimin e oreksit. Mund të konsumohen të ftohta ose të ngrohta, në formë fileto, ose të grira për t’u përdorur në sallata.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi