Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Superliga, duele të forta në fundjavë Empty Superliga, duele të forta në fundjavë

Fri 2 Nov 2012 - 18:13
Superliga, duele të forta në fundjavë Teuta-fitore

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet e javës së 9 të Kategorisë Superiore, ku nuk mungojnë duele interesante.

Ndeshja kryesore është ajo që do të zhvillohet pasditen e së dielës në stadiumin "Niko Dovana" mes Teutës dhe Vllaznisë pasi shkodranët në vendin e dytë, do të kërkojnë të mos humbasin terren në ndjekjen e Skënderbeut kryesues.

Kuqeblutë kanë aktualisht 15 pikë por në Durrës, duhet të ulin pretendimet dhe ndoshta mund të kënaqen edhe me një pikë nga transferta e vështirë. Skënderbeu kryesues do të luajë të shtunën në orën 17:00 në fushën e Besës, gjithashtu një test i vështirë për kampionin në fuqi të Superiores.

Kavajasit e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, do të kenë mbështetjen e publikut verdhezi, dhe pas humbjes një javë më parë në transfertë, nuk kanë alternativë tjetërvec fitores, edhe pse përballë është Skënderbeu. Kjo është edhe panorama e javës së 9 të kategorisë Superiore me 7 ndeshjet respektive.

E shtunë
Laçi 14 : 00 Luftëtari
Shkumbini 14 : 00 Apolonia
Besa 17 : 00 Skënderbeu
Flamurtari 17 : 00 Kastrioti

E diel
Tomorri 14 : 00 Bylis
Tirana 14 : 00 Kukësi
Teuta 17 : 00 Vllaznia
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi