Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ish-truproja e presidentit që drejton furrat e bukës në Greqi Empty Ish-truproja e presidentit që drejton furrat e bukës në Greqi

Sat 3 Nov 2012 - 2:10
Ish-truproja e presidentit që drejton furrat e bukës në Greqi Indrit
Jeta e 36-vjeçarit shqiptar nga Tirana me banim në Greqi.
Dikur truprojë e Presidentit të Republikës, sot Indriti është pronar i furrave të bukës në Athinë dhe Kretë

Andrea Begu -

Çdo kush nga ne përpiqet të ecë në jetë nëpërmjet arsimimit, profesionit apo karrierës duke pasur mbështetjen e familjes dhe njerëzve që na rrethojnë. Idrit Puka, personazhi ynë i sotëm, e ka filluar disi ndryshe. Që në moshën 16-vjeçare, në pamundësi të vazhdimit të arsimit, Indriti mori udhën përtej kufirit shqiptar për një të ardhme që sipas tij do të mund të ishte më e mirë pikërisht në Kretë. Jeta e tij fillon si një furrxhi buke i thjeshtë. Gjatë punës, Indriti vazhdoi arsimin e lënë përgjysmë dhe njëkohësisht filloi të përvetësojë gjuhën angleze. Në moshën 18-vjeçare ai fillon Universitetin e Gjuhëve të Huaja në Greqi, dega Anglisht. Pas përfundimit të studimeve, vullneti dhe pasioni i tij e shtyu të mbarojë një universitet të dytë, atë të Forcave Ushtarake përsëri në Greqi. Në moshën 28-vjeçare Indriti kthehet në Shqipëri të ndjekë ëndrrën të tijën që kishte për forcat ushtarake dhe përfundon regjimin ushtarak në Gardën e Shqipërisë. Në vitin 2005, ai shërbeu në eskortën e Presidentit të Republikës të asaj kohe dhe me pas kryen disa funksione të ndryshme në forcat e ushtrisë. Në vitin 2008, Indriti kthehet në Greqi duke ushtruar profesionin e tij të parë, atë të bukëpjekësit. Sot Indrit Puka zotëron disa furra buke në Kretë dhe Athinë të njohura me emrin “Puka Baker” si dhe menaxhon një prej lokaleve më me zë në Greqi. Po përse të gjitha kët ecejake mes vendit të tij dhe Greqisë? A ishte e vështirë dhe si ndihet sot Indriti? Për “Trup dhe Shpirt”, ai na rrëfen të gjithë peripecitë dhe shijimin e suksesit.

Përse e zgjodhët këtë profesion?

Shumëkush sot ka mundësinë të zgjedhë për arsimin e tij, për profesionin e tij kur dhe ku do ta zhvillojë. Atë çfarë unë bëj nuk e zgjodha, por jeta më shtyu të ndërmerrja këtë veprim, të jem i njohur si një bukëpjekës dhe përkushtimi që unë i kam dhënë këtij profili ka bërë që të jem këtu ku jam sot, i njohur dhe me shumë mbështetje.

Çfarë e bën një person i cili ushtron punën e një bukëpjekësi të kryejë detyra ushtarake?

Profesionin e bukëpjekësit fillimisht isha i detyruar ta kryeja, ndërsa funksioni si ushtarak është ëndrra ime, por pamundësia ime financiare për t’i kryer studimet në vendin tim më bëri t’i zhvilloja ato jashtë tij. Kështu, pasi kreva studimet në Greqi u ktheva në atdhe dhe ushtrova profesionin e ushtarakut ne disa pozicione të ndryshme.

Midis dy profesioneve, cili ju bën më tepër të ndjeheni më vetvetja?

Rrobën e ushtarakut e dua, por duke iu përshtatur jetës, biznesi të bën të ndjehesh më i zhvilluar, kështu që zgjedhja ime midis të dyjave ishte të vazhdoja detyrën time të parë e cila mendoj që sot ka korrur sukses, atë të një bukëpjekësi duke u zhvilluar në biznes dhe duke qenë një furnitor i mirë në mbarë shtetin grek.

Mendon se një ditë do ta ndryshonit profesionin tuaj?

Është një pyetje për të cilën nuk ka shumë vend për t’u zgjeruar. Ëndrra që unë kam pasur në një farë mënyre është realizuar, por të qenit biznesmen në një shtet të huaj kurrsesi nuk do të mund ta ndryshoj pasi gjithmonë kam ndjekur parimin “Bëj atë çfarë di të bësh më mirë” dhe unë i jam futur shumë thellë këtij profesioni dhe mbi të gjitha di ta bëj mirë.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Ish-truproja e presidentit që drejton furrat e bukës në Greqi Empty Re: Ish-truproja e presidentit që drejton furrat e bukës në Greqi

Sat 3 Nov 2012 - 2:17
per tu habit furrxhi bukepjekes
shoqerues presidenti
dhe mbas kesaj pronar furrash buke ne greqi
???????????????????????????????????????
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi