Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Besa-Skëndërbeu, barazim por jo paqe Empty Besa-Skëndërbeu, barazim por jo paqe

Sun 4 Nov 2012 - 12:13
Eshtë mbyllur në barazim 1-1 superndeshja e kësaj jave të Superligës mes Besës së Kavajës dhe kampionëve të Skëndërbeut. Edhe pse duket një rezultat i paqtë, nuk ka qenë e tillë ndeshja.

Nuk kanë munguar loja e fortë, polemikat, kartonat, dëmtimet, 11-metërshat dhe golat, pra gjithçka brenda këtij 90 minutëshi që i ndau nga një pikë vendit të parë dhe të dytë të Superligës.

Pas një 11-metërshi të humbur të Pejiçit ishte Mihani që zhbllokoi takimin pas një goditjeje standarte të devijuar që nxorri jashtë loje portierin Shehi.

U duk se lojën do ta mbanin vendasit të cilët me mbështetjen e tifozerisë dhe me euforinë e krijuar mund t'ia dilnin, por shumë shpejt Berisha, një nga lojtarët kryesorë të kavajasve, la skuadrën me dhjetë lojtarë.

Në këtë 90 minutësh ai u bë protagonist vetëm për këtë gjë dhe hedhjet teatrore në disa raste. Vetëm 60 sekonda dhe Skëndërbeu gjeti golin e barazimit me Plakun, i cili përfitoi nga dalja e gabuar e portierit.

Ndërkohë, në Vlorë arrin të fitojë, madje bindshëm, FLamuartari 3-0 me Kastriotin. Veliu, Muzaka dhe Memelli ishin autorët e tre golave. Një fitore kjo me shumë vlera morale për skuadrën e Rubios, e cila me sa duket më në fund ka nisur të funksionojë si duhet.

Në ndeshjet e tjera Laçi mundi 3-0 Luftëtarin, i cili pësoi këtë humbje të parë nën drejtimin e Edi Martinit, ndërkohë që Ramadan Shehu regjistroi fitoren e parë si trajner i laçianëve. Ndeshja tjetër mes Shkumbinit dhe Apollonisë përfundoi në barazim 0-0.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi