Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kush do të fitojë, republikanët apo demokratët Empty Kush do të fitojë, republikanët apo demokratët

Mon 5 Nov 2012 - 16:30
Nga Robert Nesimi

Në folklorin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA një rol të veçantë ka “surpriza e tetorit”, ngjarje jashtë kontrollit të kampanjave, por që mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Këtë vit mundësia e fundit për befasi të tetorit ishte uragani “Sendi”, por si duket as ai nuk arriti të lëvizë rejtingjet jashtëzakonisht të barabarta të të dy kandidatëve. Një ditë para zgjedhjeve nuk ka mbetur më hapësirë për analiza se ç‘mund të ndodhë brenda njërës apo tjetrës kampanjë, kush si do të paraqitet, ose kush çka do të thotë. Ka mbetur vetëm të parashikohet rezultati, por këtë herë kjo gjë duket tejet e rëndë dhe komplekse, sidomos kur kihet parasysh se përveç zgjedhjeve presidenciale, në këto zgjedhje votohet edhe për Shtëpinë e Përfaqësuesve (Dhomën e Ulët) të Kongresit dhe një të tretën e Senatit. Përgjigja për të tre palët zgjedhje është e ndryshme.
Gara më e eksponuar, më e rëndësishme dhe njëkohësisht më e paqartë është ajo në mes Barak Obamës dhe Mit Romnit. Mesatarja e fundit e anketave që i ndjek sajti i njohur RealClearPolitics tregon një përparësi të vogël për Romnin, por që është në margjina të gabimit statistikor. Çdo anketë veçmas poashtu tregon garë statistikisht të ngushtë. Megjithatë, në sistem zgjedhor ku kryetarin e zgjedh kolegji i elektorëve, siç është ai amerikan, numri i përgjithshëm i votave nuk ka edhe aq rëndësi. E në betejën e elektorëve përparësi të vogël ka Obama. Kështu, nëse numërohen elektorët e shteteve ku fituesi veçmë dihet, Obama prin me 201 elektorë, përkundër 191 të Romnit. Për fitore duhen 270 elektorë.
Mu për këtë shkak gara zgjedhore po zhvillohet në dhjetë shtetet e mbetura, nga të cilat në Floridë, Karolinë të Jugut dhe Virxhinia përparësi të vogël ka Romni, ndërsa në Nevada, Pensilvani, Miçigen, Uiskonsin dhe Kolorado, Obama. Me këto shtete rezultati bëhet 257 elektorë për Obamën dhe 248 për Romnin. Humbje në njërin nga këto shtete ku është në përparësi, për cilindo kandidat do të thoshte fitore pothuajse e sigurtë, e kjo vlen sidomos për shtetet e mëdha si Florida, Pensilvania, Uiskonsini dhe Miçigeni. Megjithatë më e mundshme është që fituesin t’a përcaktojnë tre shtetet e mbetura: Kolorado, Ajova e posaçërisht Ohajo.
Me 18 elektorë, tre qendra të mëdha urbane dhe një grumbull vendesh rurale, me miks specifik demografik dhe ekonomik që reflekton diversitetin e gjithë Amerikës, Ohajo gjithmonë ka qenë vetë Amerika në miniaturë dhe sinjal për atë se si qëndrojnë punët në gjithë vendin. Asnjë republikan nuk është bërë kryetar pa fituar në Ohajo, e kjo ka ndodhur shumë rrallë edhe te demokratët. Prandaj nuk teprohet nëse thuhet se kryetarin e ardhshëm do t’a zgjedhë Ohajo dhe mu për këtë të dy kampanjat muajin e fundit kanë fokusuar thuajse gjysmën e mitingjeve, propagandës mediatike e resurseve tjera në këtë shtet. E këtu vjen në shprehje përparësia e Obamës. Edhepse pas debatit të parë presidencial Romni arriti të kthehet në lojë, e madje të kalojë në përparësi në disa shtete, kjo përparësi nuk u pasqyrua edhe në Ohajo. Me disa përjashtime të vogla, numri më i madh i anketave në Ohajo i japin përparësi Obamës, me mesatare prej 2% sipas RealClearPolitics. Shpresat e republikanëve ndërkaq janë varur te dalja më e madhe e bazës së tyre në zgjedhje. Megjithatë, edhepse gara për kryetar është tejet e ngushtë, nëse duhet të zgjidhet favorit, ai është Obama.
Një rrëfim krejtësisht të ndryshëm tregojnë zgjedhjet për Dhomën e Ulët, e cila ka 435 anëtarë që zgjidhen çdo dy vite. Gjatë zgjedhjeve të 2010 republikanët shënuan fitore të thellë dhe arritën t’a rikthejnë Dhomën nën kontrollin e tyre, ndërsa edhe këtë rradhë janë në përparësi të dukshme. Anketat tregojnë se rezultati momental do të ishte 226 vende për republikanët, 183 për demokratët dhe 26 në garë të ngushtë. Duke patur parasysh se për shumicë duhen vetëm 218 vende dhe nëse nuk ndodh ndonjë befasi e madhe, është thuajse e sigurtë se Dhoma do të ngelet nën kontrollin republikan. Kjo ka rëndësi për dy arsye. Së pari, edhe nëse humbin zgjedhjet tjera, republikanët do të kenë nën kontroll të paktën njërën degë të qeverisjes dhe nëpërmjet saj do të mund të shtyjnë agjendën e tyre. Së dyti, nëse ndodh ndonjë çudi dhe asnjëri kandidat presidencial nuk merr shumicën, gjegjësisht nëse të dytë fitojnë nga 269 elektorë, sipas sistemit amerikan kryetarin e zgjedh Dhoma e Ulët, e kjo do të thoshte fitore për Romnin.
Situata është më komplekse në Senat. Aty poashtu votohet çdo dy vjet, por mandati i një senatori zgjat 6 vite, që do të thotë se me princip rotacioni çdo vit zgjedhor votohet vetëm për 33 vende. Për këtë shkak në Senat rrallëherë ndodh ndryshim drastik brenda një cikli zgjedhor dhe për të rifituar shumicën duhen rezultate të mira disa palë zgjedhje me rradhë. Kështu republikanët nuk arritën të fitojnë shumicën as gjatë valës së tyre të vitit 2010, kur vetëm arritën të ngushtojnë deficitin e tyre nga 59-41 në 53-47. Mesatarja e anketave të RealClearPolitics thotë se demokratët momentalisht kanë 46 vende të sigurta, ndërsa republikanët 43. Çështjen e shumicës pra do t’a zgjidhin 11 garat e mbetura. Në disa nga këto gara përparësi kanë demokratët dhe pritet që rezultati përfundimtar të jetë rreth 52-48 për demokratët. Rastin për të fituar shumicën në Senat si duket republikanët do të duhet t’a kërkojnë herën e ardhshme.
Çfarë konkluzioni mund të nxirret nga kjo situatë? Së pari, vetëm një rrjedhje e çuditshme e ngjarjeve mund t’i japë fitore totalës njërës palë. Pas zgjedhjeve për Dhomën dhe Senatin, rezultati do të jetë 1-1 dhe fituesin do të duhet t’a japë gara më e ndërlikuar, ajo për kryetar. Pra Kongresi më siguri do të mbetet kështu siç është, me Dhomë të kontrolluar nga republikanët dhe Senat të kontrolluar nga demokratët. Prandaj, duke dituar fuqinë e madhe që ka dega legjislative e sistemit politik amerikan, kushdo që të jetë kryetari i ardhshëm do të detyrohet të ulet në tavolinë dhe merret vesh me palën tjetër nëse ka ndërmend të bëjë diçka. Shpesh ndodh që kjo të ngadalësojë apo krejtësisht të bllokojë proceset politike në vend, ashtu siç ndodhi me bisedimet rreth deficitit fiskal verën e kaluar. Por nga ana tjetër mu këtu qëndron bukuria e sistemit politik amerikan. Për të arritur diçka në politikë duhet marrëveshje me palën tjetër, ndërsa asnjë parti ose individ nuk mund të arrijë të bëhet tepër i fuqishëm. Prandaj edhe këtë herë fitues të vërtetë të zgjedhjeve do të jenë qytetarët e thjeshtë, të cilëve sistemi i vendosur në këtë mënyrë ju jep garancë se vota e tyre përherë do të jetë e rëndësishme dhe përherë do të dëgjohet.



Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kush do të fitojë, republikanët apo demokratët Empty Re: Kush do të fitojë, republikanët apo demokratët

Mon 5 Nov 2012 - 17:01
" Kush do të fitojë, republikanët apo demokratët"

Pikerishte ky eshte gabimi (ne te gjithe boten), shikojne nese do fitoje iksi apo ypsiloni dhe nuk shikojne se do fitoje populli!!!

Se po te shikonin te fitonte populli nuk do njihte varferi njerezimi...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi