Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Ja milionerë, ja fukara Empty Ja milionerë, ja fukara

Tue 6 Nov 2012 - 13:25
Ja milionerë, ja fukara 15598-fukara
Maqedonia po shkon drejt dy ekstremeve, e atyre super të varfërve dhe super të pasurve. E mesi si duket po tretet. Ekonomistët paralajmërojnë në ndërmarrjen e masave, në të kundërtën - kjo me gjasë e çon vendin në një “bombë sociale”, drejt uljes së natalitetit, kurse të rinjtë ta kërkojnë fatin në vendet e huaja....

Njerëz që mezi ia dalin muajit në fund, që mjetin më të sigurt për qarkullim i kanë këmbët dhe autobusin, me “kasolle” apo bankat mbi kokë, apo nga ana tjetër - njerëz me miliona nëpër llogari bankare, me vetura superluksoze, me pallate...

Kjo është pak a shumë pasqyra që po e reflekton Maqedonia e sotme, me shkallë të varfërisë prej rreth 31 përqindësh dhe me 35 multimilionerë, me rrogë mujore më të lartë prej rreth 64 mijë euro dhe rrogë më të ulët zyrtare mujore prej 8050 denarë, apo me afër 40 mijë familje që pranojnë ndihmë sociale. Ekonomistët ngrenë alarmin se Maqedonia po përballet me një realitet aspak të mirë, humbjen e shtresës së mesme sociale, shtresë e cila në fakt - në shtetet bashkëkohore është forcë shtytëse e zhvillimit ekonomik. Kjo do si do vendin do ta çonte në një “bombë sociale”, drejt uljes së natalitetit, ikjes së të rinjve në vendet e huaja... Kur ekziston ajo klasë e mesme, shprehen njohësit e trendeve ekonomike, ka edhe konsumator, në të kundërtën do të jetojmë në një botë të ekstra të pasurve dhe ekstra të varfërve.


Bombë sociale

Analisti ekonomik Visar Ademi është i mendimit se me ekonominë e tregut dhe futjen e kapitalizmit në Maqedoni, shtresa e mesme gjithnjë e më tepër po humbet në terren. Ai përkujton në një Raport të Bankës Botërore që thotë se 70 për qind e personave në Maqedoni jetojnë me 5 dollarë në ditë. “Kjo është, të themi një varfëri e skajshme. Nga këto 70 për qind, diku afër 80 për qind janë persona të rinj. Mendoj që po bipolarizohet shoqëria e Maqedonisë, me persona super të varfër dhe të themi - super të pasur”, thotë Ademi. Sipas tij, humbja e shtresës së mesme vije edhe nga humbja e fuqisë blerëse dhe nga mungesa e mundësive për punësim në sektorin privat, që do ta fuqizonte ngritjen ose forcimin e shtresës së mesme. Humbja e një shtrese të atillë, sipas tij, e çon vendin drejt një “bombë sociale”, e cila do të shpije nga ajo që për fat të keq, të mos kemi probleme etnike, por probleme sociale çdo ditë e më tepër. “Mendoj se mospasja e mundësive ekonomike ose e zhvillimit të karrierës do të çojë deri te ajo që personat të lëvizin nga Maqedonia në vendet e treta për të kërkuar kafshatën e bukës. Maqedonia do të përjetojë jo rënie të natalitetit, për do të përfundojë të themi në një ambis në kuptimin e të rinjve që do të largohen drejt migrimit për të kërkuar një mundësi më të madhe për vete“, thotë Ademi.


S’bën as politikisht, as ekonomikisht

Profesori Vanço Uzunov shprehet se problemi qëndron në atë se gjatë gjithë rrjedhës së periudhës së tranzicionit, nuk është mbajtur llogaria se si formohen ato shtresa sociale dhe deri ku mund të shkojnë ato dallime, sa është e tolerueshme dhe e pranueshme një gjë e tillë për këtë shoqëri. Sipas tij, klasa e mesme në Maqedoni po humb dhe e njëjta po i afrohet klasës së varfër. “Dhe tani çka po ndodh?! Maqedonia ka numër shumë të vogël të popullatës që janë të pasur në ekstrem dhe një pjesë më të madhe që janë të varfër në ekstrem, të tjerët do të ishin në mes, klasa e mesme. Në aspektin statistik, ata do të ishin numëruar si klasë e mesme, sepse janë më të pasur se ata të varfrit në ekstrem, e janë më të varfër se të pasurit, megjithatë në kuptimin logjik ekonomik, apo në kuptimin zakonisht popullor, ajo nuk është klasë e mesme, por ajo klasë e mesme gjithnjë e më shumë po i afrohet klasës së varfër dhe faktikisht në atë mënyrën e të menduarit jo statistik, por ekonomik-social. Klasa e mesme në Maqedoni po humbet si klasë e mesme tipike dhe po afrohet e po bëhet klasë e varfër”, thotë profesori. Ai shprehet se është dashur të fillohet që më herët me politikë të korrigjimit të një shtresimi të tillë social, sepse kjo nuk është e mirë për shoqërinë dhe për progresin ekonomik. “Thjeshtë, është e paqëndrueshme. Nuk mundet që shoqëria bashkëkohore sot të mbijetojë me numër jashtëzakonisht të madh të popullatës së varfër dhe një numër shumë të vogël jo që janë të pasur, por për kushtet lokale, të pasur në ekstrem”, sqaron Uzunov. Ai shton se është e nevojshme një politikë që para se gjithash, do të krijojë mundësinë që klasa e mesme të jetë vërtetë e fortë, e përhershme dhe e aftë për nga kapaciteti i pagesës.

“Ajo është një politikë e tërë. Nuk është vetëm një masë, por një mënyrë e të menduarit të atyre që e krijojnë politikën, pastaj masa në shumë fusha. Në fushën e industrisë, shpërndarjen e mjeteve, në politikën tatimore, në krijimin e vendeve të punës, në fushën e politikës sociale...”, thotë Uzunov, sipas të cilit, një ind të atillë shoqëror të shtresuar, asnjë politikë nuk do të mund ta udhëheq normalisht, jo ta manipulojë, por ta çojë përpara, sepse ka kundërshtime të qartë të dy klasave... “Kjo edhe ekonomikisht nuk është e qëndrueshme, respektivisht dëmton shtetin, sepse në shtetet bashkëkohore, klasa e mesme, e fuqishme, e çon përpara zhvillimin ekonomik, industrial dhe jo vetëm klasa e pasur. Klasa e pasur ekziston, por një klasë e mesme e fortë është konsumator i madh i çdo gjëje dhe kjo është kërkesë për të cilën duhet të punohet që t’i plotësohen nevojat dhe ky rreth do ta çojë ekonominë përpara”, përfundon ai. Një përllogaritje zyrtare flet se për dy vjet, harxhimet e familjeve për ushqim janë rritur së paku për 2 mijë denarë, në krahasim me dy vite më parë. Tani, së paku duhen 1 mijë deri në 2 mijë denarë më shumë për të paguar harxhimet e rregullta minimale, ndërsa veçmas duhet të llogariten edhe faturat e reja për rrymë dhe për ngrohje. Së paku edhe 1 mijë denarë më tepër shkojnë edhe për çmimet e larta të derivateve dhe harxhimeve të tjera. Nëse dëshiron një familje katëranëtarëshe ta ketë frigoriferin gjysmë të mbushur, i nevojiten të paktën 19.400 denarë për ushqim dhe pije.


Pak llogari për një muaj

Për prodhime të drithërave (60 feta buke, 5 kilogram miell, nga një kilogram makarona dhe oriz): 2.200 denarë

Mish dhe prodhime të mishit pa luks: minimum 4.070 denarë

Qumësht dhe prodhime të qumështit: 3000 denarë

Për perime: 2.400 denarë

Për pemë: 1000 denarë

Për ujë mineral, 10 litra lëng i gazuar, kafe dhe çaj: 1.700 denarë.

Për ëmbëlsira (pak mjaltë dhe xhem, dy kilogram sheqer, pesë çokollata dhe gjysmë kilogram “eurokrem”): 1000 denarë



Një banesë për 20 vjet punë

Sipas një përllogaritje amatoreske, një punëtor i Maqedonisë që merr rrogën minimale prej 8040 denarë, për ta blerë një banesë prej 65 metrave katrorë (metri katror i së cilës do të kushte afërsisht 30 mijë denarë ose rreth 500 euro minimumi), do t’i nevojiteshin rreth 20 vjet punë me atë rrogë, por me kusht nëse nuk harxhon asnjë denarë nga paga e tij./koha/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi