Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Gjumi: Flini tri orë dhe zgjohuni të lumtur Empty Gjumi: Flini tri orë dhe zgjohuni të lumtur

Tue 6 Nov 2012 - 19:06
Gjumi: Flini tri orë dhe zgjohuni të lumtur Gjum-goca-fle

A është vërtet teta numri i përkryer i gjumit? Tetë orët e famshme të pushimit, ato që të gjithë i dëshirojmë çdo natë e që ekspertët i quajnë cikël i plotë, mund të mos jenë kaq të rëndësishme.

Për këtë arsye, është shtuar numri i studimeve shkencore dhe mjekësore që vlerësojnë avantazhet e gjumit polifazik, ose të copëtuar gjatë 24 orëve. Në një vëllim të shekullit XVI, një fizikan francez theksonte se marrëdhëniet seksuale pas gjumit të parë të ditës shtonin më shumë mendimet.

Mesa duket, tirania e tetë orëve të gjumit është një shpikje moderne. Një eksperiment i kryer para një viti te disa vullnetarë, tregoi se njerëzit flenë 4 orë, zgjohen për një ose dy orë, pastaj flenë sërish për katër orë të tjera. Një prej mbështetësve të gjumit me copa është Timothy Ferris, shkencëtar dhe shkrimtar amerikan, që në sagën “The 4-Hour body” tregon eksperimentet e tij me gjumin e copëtuar gjatë 24 orëve. Sipas tij, gjumi i mirë, ose pushimi nis kur trupi futet në fazën “Rem” (ku fillojnë ëndrrat), periudhë që zgjat jo më shumë se disa orë për natë. Pjesa tjetër e kohës që kalohet në shtrat është pothuajse e çuar dëm. Në fakt, studiuesit theksojnë se sekreti fshihet te ky fakt: kur ne sapo biem flemë duhet ta sforcojmë trupin që të futemi të fazën “Rem”, duke shfrytëzuar ciklet polifazikë. Sipas Ferris, më i miri nga këto cikle është ai “Uberman”: copa gjumi nga 30 minuta çdo katër orë. Edhe pse ky cikël mjafton, nuk pajtohet me një jetë normale sociale. Cikli “Everyman” është më gjithëpërfshirës: copa gjumi nga 20 minuta dhe 4,5 orë gjumë natën. Cikli “Siesta” është më i preferuari: 6 orë gjumë natën dhe një pushim 30 minutësh në drekë.

Nëse dëshironi të bëni gjumë polifazik, fillimisht duhet të ndiqni disa rregulla: pasi të jeni mësuar me ciklin, bëni kujdes me pushimet e vogla, zbatojini me përpikëri dhe mos i lini pas dore. Vetëm kështu faza “Rem” do të arrihet me shpejtësi. Nëse është e vërtetë bindja se gjumi është një ilaç i fuqishëm dhe me kosto zero (ndihmon në humbjen e peshës, parandalimin e rrezikut të hipertensionit, infarktit, diabetit), atëherë ciklet polifazike ofrojnë të gjitha avantazhet e gjumit të natës, por duke kursyer kohën. Robert Stickgold, psikiatër në “Harvard medical school”, sugjeron se pushimet e vogla gjatë ditës i japin mundësi trurit të bëjë një përzgjedhje më të mirë të informacioneve. Nevoja për gjumë, edhe në ciklin monofazik tradicional nuk është gjithmonë 8 orë, por varion në bazë të gjinisë, moshës dhe faktorëve të tjerë. Te foshnjat dhe te të moshuarit gjumi është polifazik. Te fëmijët e vegjël nuk është vendosur ende ritmi ditor, kështu që gjumi bëhet me copa. Kurse tek të moshuarit ritmi humbet dhe kthehet në model polifazik.

Sipas një studiuesi amerikan, mënyra duke e bërë gjumin me copa, 20 minuta pushim çdo 2 orë, na ndihmon të zgjohemi më mirë dhe të jemi më të kthjellët. Megjithatë për të mos rrezikuar do të ishte më mirë gjumi bifazik: 5 orë gjumë natën dhe 2 orë në drekë. Ky do të ishte kombinimi më i mirë.

Në disa raste, gjumi i gjatë 8 orë nuk është shumë i këshillueshëm: përveçse përkeqëson një depresion të saponisur, mund të rrisë rrezikun e Alzhajmerit dhe infarktit. Sipas “National sleep foundation”, 6 deri në 9 dorë duhet të flejë një i rritur, ndërsa fëmijët nga 10-17 vjeç duhet të flenë 8 deri në 9,5 orë. Studiuesit thonë se ajo që ka vlerë më shumë është përmirësimi i cilësisë së pushimit, sesa koha e qëndrimit në shtrat. Një element tjetër i rëndësishëm është edhe temperatura e dhomës, që duhet të variojë nga 19°- 21°C. Bëni kujdes me darkën. Nuk duhet të konsumoni ushqime të rënda para se të flini. Edhe dushi me ujë të vakët ju qetëson para gjumit. A funksionon? Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse t’i vini në zbatim të gjitha këshillat e mësipërme, duke pasur parasysh që, edhe në qoftë se nuk flini tetë orë rresht, nuk ka ndonjë problem. Deficitet mund t’i kompensoni me pushime të vogla gjatë ditës.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi