Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

NASA, projekt per ngritjen e nje stacioni ne Hene  Empty NASA, projekt per ngritjen e nje stacioni ne Hene

Sun 11 Nov 2012 - 12:20
NASA, projekt per ngritjen e nje stacioni ne Hene  46227_529536767057749_780711404_n

Në pamje të parë, Hëna nuk duhet të fshehë sekretë të veçanta, edhe sepse rreth 50 vjet më parë njeriu mundi të shkelë aty, gjë që do të ndodhë me shumë mundësi edhe në Mars, gjatë dekadave të ardhshme. Mirëpo në pritje të një misioni të vërtetë në Mars duhet të kënaqemi me një eksplorim të thellë të satelitit tonë, projekt që NASA e ka në plan dhe që me shumë mundësi do ta nisë brenda vitit 2017-të.
Hapi i parë do të jetë dërgimi i një sonde në gjendje për të kërkuar ujë dhe elementë të tjerë themelorë në shtresat sipërfaqësore të Hënës. Hapi i mëpasshëm do të çojë në ndërtimin e një stacioni të vërtetë hapësinor, që do të qëndrojë në orbitë, pikërisht mbi faqen më të largët krahasuar me ne. Stacioni do të imitojë në një farë mënyre modelin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) aktual.
Ideja është ngritja e një pike mbështetjeje në hapësirën e thellë, në një pikë bashkimi mes forcës së gravitetit të Tokës dhe asaj të Hënës. Një pikë stacionare që duhet të quhet "Earth-Moon Lagrange Point", për të nisur misione hapësinore pa dashur të përballohet gjithmonë faza delikate e lëshimit nga Toka. E mësohet se është vetë Shtëpia e Bardhë që do të financojë projektin, falë komponentëve që do të vijnë nga ISS dhe të tjerë që do të vendosen në dispozicion nga partnerë ndërkombëtarë si Rusia e Italia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi