Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kakavijë, policia greke ndalon shqiptarët Empty Kakavijë, policia greke ndalon shqiptarët

Tue 13 Nov 2012 - 10:23
Kakavijë, policia greke ndalon shqiptarët Policia-greke

Policia greke në Kakavijë ka ushtruar kontrolle të rrepta ndaj autobusëve me shtetas shqiptarë që udhëtonin drejt shtetit helen.

Sipas informacioneve të fundit, autoritetet greke kanë kthyer mbrapsht rreth 150 shtetas shqiptarë, pa dhënë sqarime për këtë vendim.

Mësohet se disa shqiptarë janë shpallur persona të padëshiruar në shtetin grek dhe autoritetet u kanë vendosur shenjën e kryqit në pasaportë.

Burime nga pika kufitare njoftojnë se kufirin e kanë kaluar vetëm një pjesë e vogël e pasagjerëve që udhëtonin në shtetin helen.

Në fillim të muajit një autobus i linjës Shkodër-Athinë u ndalua nga policia greke në Janinë. Autobusi i markës “Bova”, me targa greke u kontrollua nga agjentët, të cilët në brendësi të tij, në një vend të posaçëm, gjetën të fshehur tre emigrantë klandestinë me shtetësi shqiptare.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se tre shqiptarët ishin regjistruar në katalogun e personave të padëshiruar në Greqi. Menjëherë policia lokale ndaloi edhe dy drejtuesit e automjetit.

Autoritetet policore të Janinës deklaruan se po hetohej lidhur me një linjë të rregullt trafiku të klandestinëve të zhvilluar nëpërmjet të arrestuarve dhe personave të tjerë, të shpallur në kërkim.

Të ndaluarit u thanë policëve se kishin paguar për transportin e tyre për në Athinë një shumë prej 1.000 eurosh secili. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3.500 euro të përfituara nga trafiku, 12 celularë dhe autobusi i kompanisë greke.

Pak kohë më parë ishte Shoqata e transportuesve ndërkombëtarë shqiptarë të udhëtarëve që i bëri thirrje autoriteteve që të hetojnë lidhjet e kompanive të caktuara të transportit me botën e krimit.

Transportuesit ankohen se disa kompani të përfshira në trafiqe mallrash kontrabandë dhe kalim klandestinësh ulin çmimin e biletave dhe krijojnë konkurrencë të pandershme ndaj transportuesve shqiptarë.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi