Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Djokovic mposht Federer në finalen ATP Empty Djokovic mposht Federer në finalen ATP

Tue 13 Nov 2012 - 10:30
Djokovic mposht Federer në finalen ATP Djoko-Fede

Tenisti serb fitoi 7-6 (8-6), 7-5 për t’i shtuar këtë titull të fundvitit fitores së Australian Open, si dhe për të kryesuar renditjen botërore.

Atij iu deshën 2 orë e 14 minuta për të siguruar 2 setet, në një ndeshje me luhatje dramatike të vrullit nga ana e tenistëve.

Kjo është hera e dytë që Djokovic fiton një finale ATP, pas triumfit të tij në Shanghai, 4 vite më parë.

Federer synonte të bëhej tenisti i parë, që prej Ivan Lendl 25 vite më parë, që të fitonte “tripletën” e kampionateve të fundvitit, si dhe të shtatin e tij në total.

“Ndoshta ndjej paksa keqardhje, sepse kisha dy herë kryesimin përpara tij”, pranoi Federer pas humbjes. “Gjithsesi, kjo nuk vlen aspak në fund të ditës, duhej të qëndroja i fortë deri në fund të setit dhe përballjes. Ai ishte më i mirë sot. Çfarë bëri mirë ai? Edhe në mbrojtje qëndronte paksa i avancuar. Kjo është, sipas mendimit tim, ajo që e ndan atë nga pjesa tjetër”.

Federer e ka bërë arenën O2 të Londrës si shtëpinë e tij të dytë, pasi ka fituar 2 vitet e fundit aty, kështu që për zvicerianin nuk mungonte mbështetja e fansave.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi