Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

A po behen njerezit me pak inteligjente me kalimin e kohes? Empty A po behen njerezit me pak inteligjente me kalimin e kohes?

Sat 17 Nov 2012 - 10:34
A po behen njerezit me pak inteligjente me kalimin e kohes? Njerezit-300x208
Ne fakt, shkencetaret mendojne qe inteligjenca jone vjen duke u ulur pasi ne nuk kemi me nevoje per te per te mbijetuar. Inteligjenca dhe sjellja jone kerkon nje funksionim optimal te nje numri te madh gjenesh, qe nga ana e saj kerkon nje presion te madh evolucionar.
Tani, ne nje teori provokuese, nje ekip nga Stanford University deklar
on qe ne jemi duke humbur aftesite tona intelektuale dhe emocionale per shkak se rrjeti i ngaterruar i gjeneve, qe i jep fuqi trurit tone dhe eshte vecanerisht i prekshem nga mutacionet – dhe keto mutacione nuk jane duke u zgjedhur me ne shoqerine tone moderne pasi ne nuk kemi me nevoje per inteligjencen tone per te mbijetuar.
Por megjithate ata pretendojne qe nuk duhet te shqetesohemi shume ne lidhje me uljen e fuqise se trurit tone, pasi deri ne kohen qe ky te behet nje problem vertet shqetesues, teknologjia do te kete gjetur nje zgjidhje per kete.
“Zhvillimi i aftesive tona intelektuale dhe optimizimi i mijera gjeneve te inteligjences me shume mundesi ka ndodhur ne grupe njerezish te shperndare, qe me pare se paraardhesit tani te shfaqeshin nga Afrika,” – thote Dr Gerald Crabtree, autor kryesor i artikullit te publikuar ne Cell Press journal Trends in Genetics.
“Ne ate mjedis te shume koheve me pare, inteligjenca ishte kritike dhe duhej ne menyre qe njerezit te mbijetonin, dhe duhet te kishte shume presion selektiv qe vepronte mbi gjenet e nevojshme per zhvillimin intelektual, duke cuar keshtu ne nje nivel shume te larte te inteligjeces njerezore.”
“Per qe ne ate moment dhe me vone me kalimin e kohes, ka qene gjithmone nje disheze, pasi qe atehere ka mundesi qe te kemi humbur hapin e shpejte te nisur ne fillim.” – deklarojne kerkuesit.
Me zhvillimin e agrikultures, erdhi edhe urbanizimi, qe mund te kete dobesuar fuqine eperzgjedhjes per te perjashtuar mutacionet qe cojne ne paaftesite intelektuale.
Bazuar ne llogaritjet e frekuences me te cilen mutacionet e demshme shfaqen ne genomin njerezo dhe duke supozuar se 2000 deri ne 5000 gjene jane te nevojitura per aftesine intelektuale, Dr Crabtree vlereson qe ne 3000 vjet, rreth 120 gjenerata, ne do te kemi dy apo me shume mutacione te demshme per stabilitetin intelektual apo emocional.
Gjithashtu, zbulime te tjera nga neuroshkenca sugjerojne qe gjenet e perfshita ne funksionin e trurit jane ne menyre unike te ndjeshme ndaj mutacioneve.
Dr Crabtree argumenton qe kombinimi i presionit me pak seleksionues dhe numri i madh i gjeneve lehtesisht te prekshme eshte duke gerryer aftesite tona intelektuale dhe emocionale.
Megjithate Dr Crabtree beson se humbja eshte shume e vogel, dhe duke gjykuar nga hapi i shpejte i shoqerise ne zhvillim dhe ecje perpara, teknologjite e se ardhmes mendohet te japin zgjidhje per kete problem.
Ai tha: “Une mendoj qe ne do te time secilin prej miliona mutacioneve qe mund te kompromentojne fuksionimin tone intelektual dhe se si secili prej ketyre mutacioneve nderveprojne me njeri tjetrin dhe procese te tjera si ndikimi i mjedisit.”
“Ne ate kohe ne do te jemi te afte qe ne menyre magjike te rregullojme cdo lloj mutacioni qe ka ndodhur ne te gjitha qelizat e cdo organizmi ne cdo faze zhvillimi.”
“Keshtu qe procesi i perzgjedhjes natyrore nuk do te jete i nevojshem.”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi