Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Prekëse: 9-vjeçarja i shkruan letër njeriut që e la të paralizuar… Empty Prekëse: 9-vjeçarja i shkruan letër njeriut që e la të paralizuar…

Tue 20 Nov 2012 - 2:35
Prekëse: 9-vjeçarja i shkruan letër njeriut që e la të paralizuar… Letra1-300x2109-vjeçarja Chilli Vasquez ka rreth një vit që ndodhet “e gozhduar” në një karrocë invalidësh. Madje mund të thuhet se ka ndodhur mrekulli që është akoma gjallë. Jeta e saj ndryshoi brenda pak sekondash. Një shofer i dehur 21-vjeçar e goditi me makinë teksa ajo kalonte rrugën.
Vogëlushja kalonte në rrugën Dallas Fort-Worth të Australisë, kur u godit nga makina e Jeremy Solis. I riu përveç se kishte konsumuar alkool, ecte me shumë shpejtësi. Vogëlushja qëndroi shumë kohë në spital, por më në fund arriti të dilte nga koma. Fatkeqësisht, kur u zgjua, ajo mësoi se nuk mund të ngrihej më në këmbë.

Pak ditë më parë përfundoi gjyqi i 21-vjeçarit. Gjatë gjyqit, ajo përshkroi me fjalë eksperiencën e saj, duke i bërë gjykatësit të përloten. 9-vjeçarja lexoi një letër që i drejtohej shoferit të dehur, ku përshkruante se si ndryshoi papritur jeta e saj.
“Nuk më kujtoheni ditët e para. Nuk mund të flisja dhe më vonë duke përdorur duart mund të shprehja një po ose një jo. Më bënin radiografi çdo ditë. Më kishin vendosur tuba në gojë dhe në hundë. Kishte shumë momente kur doja të qaja.
Gjatë qëndrimit tim në spital, më mësuan si të kujdesem për veten dhe si të vishem vetë, edhe pse e paralizuar. Është shumë e vështirë. Nëna ime ka bërë shumë për mua dhe unë akoma përpiqem. Ka ditë që bërtas, pasi nervozohem që nuk bëj dot gjërat që bëja në të shkuarën. Mund të vazhdoj të shkruaj, por dora po më lodhet”, shprehet 9-vjeçarja në letrën e saj.
Ajo shpreson se ndoshta një ditë do të ngrihet përsëri në këmbë dhe ëndrra e saj është që të bëhet mjeke. Ajo tha se do të vazhdojë t’i shkruajë Jeremy-t dhe shpreson se do t’i përgjigjet nga burgu. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi