Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Thaçi: Daçiç? E mposhta në luftë Empty Thaçi: Daçiç? E mposhta në luftë

Tue 20 Nov 2012 - 16:34
Thaçi: Daçiç? E mposhta në luftë Thaci-buzeqeshje

Kryeministri i Kosovës i është përgjigjur deklaratave të homologut serb Ivica Daçiç, se po ta kishte takuar Thaçin gjatë luftës do ta kishte likuiduar.

Sipas raportimeve të “Kosovapress”, Thaçi ka thënë se, gjatë luftës UÇK-ja është përballur me ushtrinë e Daçiç dhe e ka fituar betejën ndaj saj.

“Ne e kemi fituar betejën në luftë dhe do ta fitojmë edhe në paqe. Jam krenar që kam qenë një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Takimi i radhës mes kryeministrit kosovar Hashim Thaçi dhe homologut serb Ivica Daçiç do të mbahet në fillim

Ne e kemi fituar betejën në luftë dhe do ta fitojmë edhe në paqe. Jam krenar që kam qenë një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës


Sipas raportimeve të një dite më parë të agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”, që citon burime konfidenciale nga KE, data e saktë nuk është përcaktuar ende.

Megjithatë, burimi mediatik nënvizon se tema kryesore e bisedimeve, edhe këtë herë të ndërmjetësuara nga baronesha Ashton, pritet të jetë ajo për menaxhimin e integruar të kufijve.

Marrëveshja në fjalë, e arritur në fazën e mëparshme të bisedimeve Kosovë-Serbi, refuzohet nga një pjesë e spektrit politik serb, si dhe nga serbët e veriut të Kosovës.

Ata pretendojnë se me zbatimin e kësaj marrëveshjeje Serbia do të shkojë gradualisht drejt njohjes së Kosovës si shtet i pavarur.

Nga ana tjetër, kryeministri kosovar Hashim Thaçi njoftoi më herët se zbatimi i marrëveshjes në në fjalë do të fillojë në dhjetor të këtij viti në katër pika kufitare, në Jarinjë, Bërnjak, Merdare dhe tek Dheu i Bardhë.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi