Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Prostituta 17-vjeçare e VIP-ave ( Empty Prostituta 17-vjeçare e VIP-ave (

Tue 27 Nov 2012 - 11:08
Prostituta 17-vjeçare e VIP-ave ( 51029_3

TIRANE - ”Shkatërrohet” grupi prej pesë personash, të cilët prej kohësh ishin pjesë e një rrjeti prostitucioni. Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme ka vënë ditën e djeshme në pranga pesë persona, të cilët prej afro 8 muajsh shfrytëzonin vajza të reja, që kundrejt pagesës, ato të ushtronin veprimtarinë e paligjshme të prostitucionit. Falë operacionit të koduar “Porosia e natës”, Policia e Tiranës ka kapur dhe ka arrestuar pesë persona.
Më konkretisht në prangat e policisë ka rënë 17-vjeçarja me iniciale S.B., e cila detyrohej që me dhunë të kryente marrëdhënie seksuale me pagesë, kundrejt një shume parash të caktuara. Veç të tjerash, falë operacionit të Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme janë arrestuar edhe 41-vjeçari Astrit Preni nga Fushë-Kruja; 26-vjeçari Qemal Hyka nga Tirana, i dënuar më parë për “Mbajtje dhe shitje të narkotikëve”; 32-vjeçari Themistokli Çorbaxhiu; si dhe 22-vjeçari Elton Hyka nga Babrruja. Sipas policisë, dyshimet për ekzistencën e grupit që shfrytëzonin vajza të reja me qëllime prostitucioni, kishin nisur prej afro 8 muajsh, deri në momentin që operacioni u finalizua me kapjen e pesë personave.
Arrestimi i tyre u krye sepse mbrëmjen e së dielës, rreth orës 01.00, në vijim të hetimeve të këtij procedimi penal për veprat penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit në rrethana rënduese” dhe “Mbajtjes së Ambienteve për Prostitucion” parashikuar nga nenet 114/a pika 2, 115 dhe 25 të K.P, u kapën në flagrancë në hotel “Arland”, në afërsi të Linzës, duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me shtetasin me iniciale F.Ç.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Prostituta 17-vjeçare e VIP-ave ( Empty Re: Prostituta 17-vjeçare e VIP-ave (

Thu 29 Nov 2012 - 13:15
Sa keq!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi