Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Francë, gjyqi ndaj Strauss-Kahn Empty Francë, gjyqi ndaj Strauss-Kahn

Wed 28 Nov 2012 - 13:14
Francë, gjyqi ndaj Strauss-Kahn Strauskahniii

sh-drejtuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, do të mësojë të mërkurën nëse do të përballet me një proces gjyqësor në lidhje me përfshirjen e tij në një skandal të ri seksual.

63-vjeçari akuzohet se pranoi të kryente marrëdhënie seksuale me disa prostituta në qytetin e Lilës, pavarësisht dijenisë se ato ishin trafikuar dhe shfrytezoheshin nga një organizatë kriminale.

I konsideruar gjerësisht gjatë 2011-s si kandidati i mundshëm i socialistëve për president përballë Sarkozy, ambiciet politike të Strauss-Kahn u rënuan kur ndaj tij u ngritën akuza për përdhunimin e një punonjëse hoteli në Nju Jork.

Megjithatë, gjyqi i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e liroi Strauss-Kahnin nga akuzat për mungesë provash.

Në lidhje me akuzat e ngritura ndaj ish-kreut të FMN-së në Francë, avokati i tij mbrojtës pretendon se 63-vjeçari nuk kishte dijeni se vajzat ishin prostituta dhe aq më pak se ato ishin të trafikuara.

Për mbrojtjen, akuza nuk ka prova të qëndrueshme për të provuar pretendimet e saj. Gjykata pritet të vendosë gjatë ditës nëse do të vazhdojë më tej me këtë çështje apo të rrëzojë akuzat ndaj Strauss-Kahn.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi