Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Turqia lejon veshjen islamike nëpër shkolla Empty Turqia lejon veshjen islamike nëpër shkolla

Wed 28 Nov 2012 - 13:15
Turqia lejon veshjen islamike nëpër shkolla Veshja-shkolle

Qeveria turke miratoi rregulloren e re të arsimit që lejon përdorimin e veshjes islamike për femrat edhe në institucionet arsimore publike.

Cështja e përdorimit të kësaj veshjeje ka qenë në qendër të debatit prej vitesh në Turqi dhe herë pas here është shoqëruar edhe me përplasje të ashpra mes mbështetësve të shtetit sekularist dhe partive me sfond fetar.

Megjithatë, për të mos ngjallur zemëratë mes sekularistëve, qeveria e kryeministrit Recep Taip Erdogan ka kushtëzuar përdorimin e veshjes islamike. Ajo mund të përdoret lirish nga vajzat që frekuentojnë institutet arsimore fetare si dhe në orët e mësimit religjoz në institutet jofetare arsimore, publike dhe private, por do të vijojë të ndalohet në orët e tjera të mësimit.

Lëvizja kritikohet nga opozita që thotë se ky është një kthim pas dhe një tjetër hap drejt shkatërrimit të shtetit laik.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi