Ndahet nga jeta “Mbreti” i erotizmit italian
Tue 11 Dec 2012 - 12:15
Të hënën u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare “Mbreti” i pornografisë italiane, Riccardo Schicchi. Pornostari lindi në Siçili në 12 mars 1952. Ai themeloi agjencinë “Diva Futura” nga e cila dolën yje të pornografisë si Ilona Slaller (Cicciolina), Moana Pozzi, Eva Henger (ish-gruaja e tij) dhe Rocco Sifredi. Schicchi vuante prej kohës nga diabeti.
Fillimisht Riccardo Schicchi u mor me fotoreportazhe si edhe me reportazhe të luftërave. Jeta e tij ndryshoi totalisht kur u takua me Ilona Stallen, modelen e bukur hungareze. Së bashku ata themeluan Agjencinë “Diva Futura” për modele dhe modelë të botës së erotizmit. Në vitin 1986, ai takon Moana Pozzi-n, me të cilën realizoi shumë filma erotik. Por Schicchi nuk u mjaftua vetëm me pornografinë. Ai u angazhua në politikë me Partinë Radikale të Marco Pannella-s. Në vitin 1987, Ilona Staller zgjidhet deputete. Në vitin 1990, Schecchi themelon partinë e tij, Partito dell’Amore, por nuk pati shumë sukses.
Rocco Sifredi nderon “babanë” e tij shpirtëror
Ndër shumë personazhe të pornografisë të Schicchi-t është edhe i ylli i njohur i industrisë "X", Rocco Sifredi. “Ishte një baba për mua dhe ia jam borxhli për çdo gjë. Për botën pornografike italiane është një periudhë zie – u shpreh Sifredi dhe vazhdon: “Nuk ka pasur asnjë si ai që të ketë besuar aq shumë në një industri pornografike “Made in Italy”. Unë linda me atë, në agjencinë “Diva Futura”. Isha 20 vjeç kur më zgjodhi. Isha i vetmi burrë në të gjitha gratë e tij Cicciolina, Moana, Malu dhe Ramba. Ai më pranoi sepse unë e dashuroja të bukurën. Ai më hapi botën e pornografisë dhe besoi tek mua. Schicchi e ka bërë këtë punë me pasion duke e konceptuar si një formë arti”
/il Giornale.it/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi