Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjuha kineze në shkolla? Ide e huazuar nga Serbia (por atje Kina paguan arsimtarët dhe materialin) Empty Gjuha kineze në shkolla? Ide e huazuar nga Serbia (por atje Kina paguan arsimtarët dhe materialin)

Fri 14 Dec 2012 - 14:42
Nisma e Tiranës zyrtare për të futur gjuhën kineze në shkolla është “huazuar” nga Beogradi. Sipas gazetës serbe “Blic”, në mars të këtij viti, pas vizitës së Ministrit të Jashtëm kinez, Ministri i Kulturës serbe, Zharko Obradoviç, dhe ambasadori kinez, Xhang Vanhu, firmosën një memorandum për mësimin e gjuhës kineze në Serbi. Kina do t’i paguante arsimtarët dhe materialin. Projekti do të zgjasë deri në fund të këtij viti. Jeremiç pat deklaruar se Serbia është partneri i vetëm strategjik i Kinës në Ballkan. Mësimi i gjuhës kineze si pilot projekt do të mësohej fillimisht nga 2462 nxënës dhe nëse do të tregonte sukses dhe interes, do të shndërrohej në lëndë fakultative në vitin 2013, shkruan Blic.

E përditshmja DITA ka botuar një analizë të publicistit kosovar Naser Aliu, ku ai ndër të tjerë shkruan: “Volumi tregtar i Gjermanisë me Kinën në vitin 2010 arrinte 130 miliardë Euro sipas “Frankfurter Allgemeiner Zeitung”. Në vitin 2011 sipas një asociacioni gjermano-kinez, ishte 18.9 % më i lartë dhe kishte hipur në 169,1 miliardë. Qeveria gjermane parashikon që në vitin 2015 të arrihen 200 miliardë. Dhe në këtë shtet me kaq shumë interesa me Kinën, nuk ka “sali”, që ngrihet jerm dhe thotë: “Ta fusim kinezishten në shkolla!” Enveri shpalli shtetin e parë ateist në botë, ky dëshironte të bëhet shteti i dytë, që fut kinezishten në shkolla, me një herë pas aleatit strategjik të Kinës në Ballkan, Serbisë. Ky vendim do të dukej logjik sikur të ishim japonez, korean apo sikur të kufizoheshim me Kinën. Apo pas investimeve të mëdha kineze. Ndryshe, jo. Serbia ka motivet e veta, ne jo. Ne kemi kundërmotive. Kosovën…”

gazetatema.net
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi