Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Djali i filmit “I vetëm në shtëpi” bën përpjekje për vetëvrasje  Empty Djali i filmit “I vetëm në shtëpi” bën përpjekje për vetëvrasje

Fri 21 Dec 2012 - 22:38
Message reputation : 100% (1 vote)
Djali i filmit “I vetëm në shtëpi” bën përpjekje për vetëvrasje  Kevin-i-vetem-ne-shtepi-625x320
Vite më parë ai ishte personazhi më i dashur i fëmijëve dhe të rinjve, pasi u bë tejet i famshëm me filmin “I vetëm në shtëpi”. Një film që korri kaq shumë sukses sa u shndërrua në episodik duke vazhduar me seri të tjera të cilat pas të tretit u vazhduan nga një tjetër djalë.

Por sot, “Kevin”, emri që mbante Macaulay Culkin në filmin ikonë, po përjeton kohën e tij më të keqe.

Është shndërruar thuajse tërësisht dhe siç bëni dallimin në dy fotot që ju sjell noa.al, ai ka rënë shumë. Aq sa depresioni e ka detyruar të bëjë përpjekje serioze për t’i dhënë fund jetës.

Ishte fillimi i vitit 2011 kur Mila Kunis e braktisi “Kevinin” pas një lidhjeje që zgjati tetë vjet me radhë. Shkak i divorcit mes tyre, heroina.

Menjëherë më pas nisën të thellohen telashet për “Kevin”, jeta e të cilit mori të tatëpjetën.

Ai u gjet në gjendje kritike për jetën dhe arriti të thoshte vetëm fjalët “Nuk kam përse të jetoj” dhe më pas u dërgua për ndërhyrje urgjente mjekësore. Mjekët që e nxorën nga rreziku i vdekjes, thanë se një mbidozë heroine dhe një helmim ishin shkaqet e përpjekjes për vetëvrasje të “Kevinit”.

I varur prej vitesh nga drogat e forta si heroina, Macaulay Culkin po bën përpjekje vetëvrasjesh duke detyruar të atin të apelojë se i biri është në rrezik serioz. Më herët “Kevin” u gjet dhe u shpëtua nga Perez Hilton teksa luftonte për të ikur nga kjo botë. /noa
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi