Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

CEZ nuk garonton energji për festat e fundvitit: “Nuk kemi fonde” Empty CEZ nuk garonton energji për festat e fundvitit: “Nuk kemi fonde”

Tue 25 Dec 2012 - 13:43
CEZ nuk garonton energji për festat e fundvitit: “Nuk kemi fonde” Cez-300x225Duket se CEZ Shpërndarje nuk “ka vënë mend” edhe pas presionit nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës e cila theksoi se nuk do të tolerojë kufizime të energjisë elektrike gjatë festave, Kështu kompania ceke ka reaguar duke thënë se gjendja financiare nuk i mundëson akses për të ofruar shërbim cilësor, përfshi edhe furnizimin normal me drita.

“Angazhimi kryesor i kompanisë mbetet furnizimi me energji elektrike i klientëve të rregullt dhe kompania po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për t’iu përmbajtur këtij angazhimi, por bllokimi i vazhdueshëm i llogarive bankare të kompanisë nga institucionet shtetërore ERE, KESH dhe OST, e ka bërë pothuajse të pamundur kryerjen e çdo shpenzimi operativ për mirëmbajtjen e rrjetit dhe riparimin e defekteve”, thekson CEZ-i.

Bllokimi i llogarive bankare është marrë me vendim gjykate pasi CEZ u ka borxh institucioneve të tjera përkatësisht: KESH-it, 150 milion euro, OST-së, 35 milion euro, ERE-s, 3 milion euro. Kjo do të thotë se kufizimet me energji do të vazhdojnë edhe gjatë festave duke bërë që konsumatori të jetë ai që do ta vuajë këtë gjë./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi