Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra Empty “Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra

Sat 29 Dec 2012 - 15:36
“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra 100904
Fotografi britanik Jille Peters ka vizituar së fundi fshatrat malore të Shqipërisë, me synimin e vetëm për të fiksuar përmes fotosh portretet “burrnesha” të femrave shqiptare, ato të cilat e kanë jetuar gjithë jetën si burrat, për arsye që lidhen me kulturën dhe shoqërinë e tyre.

Këto vajza ndryshojnë identitetin femëror që në moshë të vogël si mënyrë për të shmangur kodin e vjetër që zbatohet në klanet tribale që përcakton se gruaja është pronë e burrit.

Liria për të votuar, drejtuar makinën, udhëhequr biznesin, për të fituar para, pirë, tymosur, veshur dhe për të mbajtur armë kanë qenë tradicionalisht ekzskluzivitet i meshkujve.

“Burrneshat” lartësohen nga statusi i femrës në atë të burrit duke i garantuar asaj të gjithë privilegjet e meshkujve. Për këtë ndryshim femrat presin flokët, veshin rroba meshkujsh dhe ndonjëherë ndryshojnë dhe emrin.

Më e rëndësishme se gjithçka është se ajo betohet se do të mbetet e virgjër për gjithë jetën. Ajo bëhet “ai”. Kjo praktivë vazhdon edhe sot megjithëse shihet si traditë e vjetruar ende ka disa “burrnesha”.
Burimi: shekulli
“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra 100901

“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra 100902

“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra 100903

“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra 100906

“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra 100907

“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra 100908

“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra 100909
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra Empty Re: “Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra

Sat 29 Dec 2012 - 15:49
burrat nen hije
lozin kuvendojne
djersa nuk iu bie
se nga grate rrojne
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra Empty Re: “Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra

Sat 29 Dec 2012 - 18:14
rrespekte per keto burrneshat
Ana jo ti please kkkkkkkkkkkkkkk
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra Empty Re: “Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra

Sat 29 Dec 2012 - 18:23
Tironci shkruajti:rrespekte per keto burrneshat
Ana jo ti please kkkkkkkkkkkkkkk

Edhe une burrneshe por ne lifestyle stil “Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra 2585209286
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra Empty Re: “Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra

Sat 29 Dec 2012 - 18:32
ha ha ha sa mire si eshte ajo stil grrrr
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra Empty Re: “Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra

Sat 29 Dec 2012 - 18:59
Tironci shkruajti:ha ha ha sa mire si eshte ajo stil grrrr

Une jam nga keto burrneshat moderne ore me stringe e minifund grrrr grrrr

Nje viedo qe i perket temes e shume mbreslenese,per ata qe dyshojne se ne keto kohe nuk egzistojne femra "meshkuj" ky eshte vertetimi me i mire



“Virgjëreshat e përbetuara” apo burrneshat shqiptare
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra Empty Re: “Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra

Wed 12 Mar 2014 - 21:35
“Jam bërë burrneshë për të trashëguar tokën e familjes dhe për të mbrojtur motrat më të vogla”
“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra Ab0AYed


Ato mund të duken si burra të vjetër në moshë, por këto fotografi me një bukuri të frikshme janë fotografitë e një minoriteti grash, që jetojnë në rajonet e izoluara të fshatrave veriorë të Shqipërisë, duke u veshur dhe sjellur si burra.

Burrneshat, të njohura edhe si “Virgjëreshat e betuara” presin flokët e tyre, vishen si burra dhe marrin të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e kryetarit tipik të familjes, që është mashkull dhe ndryshe nga gratë e tjera, ato lejohen të pinë, të tymosin, të mbajnë armë dhe të socializohen me meshkuj të tjerë.

Tradita daton në Kanunin e shekullit të 15-të, ku familjet që kanë humbur mashkullin e fundit në luftë, ia linin trashëgiminë vajzës më të madhe, e cila duhet të merrte detyra patriarkale.

Të jetosh si burrë

Burrneshat bëjnë rolin e burrit kur nuk ka burra të tjerë që të trashëgojë mbiemrin e familjes. Qamile Stema ka jetuar në këtë mënyrë qëkur ishte 20-vjeç. Në këmbim të privilegjeve mashkullore, burrneshat, detyrohen të bëjnë betimin e përjetshëm të beqarisë. Në këndvështrimin e shoqërisë shqiptare rurale, kjo është e vetmja mënyrë për të jetuar si burrë. Sipas gazetarit spanjoll, Luis Dafo, që bëri një seri fotografish të saj në janar, bërja e betimit ishte e vetmja mënyrë që Qamilja të trashëgonte tokën e familjes dhe të mbronte nëntë motrat më të vogla pas vdekjes së të atit. Ajo ka jetuar vetëm për pjesën më të madhe të jetës dhe është burrnesha e fundit në fshatin e vogël malor të Baraganeshit. Kur është pyetur sesi e identifikon veten, ajo i tha gazetarit: “Mendoj se kam qenë gjithmonë edhe burrë, edhe grua”.

Ndërsa Thera, 57 vjeç e kalon një pjesë të kohës në një nga lokalet e fshatit. Megjithëse është femër, askush nuk e ngre kokën kur ajo ndodhet në lokal, kur pi ose tymon, ndërsa një grua normalisht nuk do të lejohej.

Haki Shehu, 66 vjeç ka jetuar gjithmonë e vetme. Ajo thotë: “Unë jam një burrë dhe kjo është e gjitha. Kjo fermë më përket vetëm mua dhe unë punoj shumë. Pse ta kem problem që jetoj vetëm?”

Mund të duket diçka jotërheqëse për disa, por në këto rajone konservative në veriun e Shqipërisë, ku gratë ende nuk mund të ngasin makinën ose të punojnë, kjo është e vetmja mënyrë për ta jetuar jetën në një liri relative. Disa gra ta reja, kanë zgjedhur të jetojnë në këtë mënyrë për t’u arratisur nga fati i sigurt për t’u martuar në adoleshencën e mesme me burra tre herë më të mëdhenj sesa ato dhe për t’i shpëtuar një jete me punë të vështira dhe punë shtëpie.

Diana Rakipi, 59-vjeç e mori vendimin për t’u bërë burrneshë në moshën 17-vjeçare sepse ajo kishte dashur gjithmonë të luante me djemtë dhe e ardhmja si femër nuk i pëlqente.
“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra ZrAbLew“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra 86pkLVj“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra EnoqLvi“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra 7iGVmFh
Vlerat familjare

Për nipërit dhe mbesat e Qamiles, nuk ka asgjë të pazakontë rreth kësaj praktike. Për ta, ajo është thjesht “xhaxhi” ose “daja” Qamili. Ajo e shpjegon zgjedhjen e saj kështu: “Nuk e kam detyruar kurrë veten të bëhem një burrë. Rruga ime në jetë më dha praninë e një burri dhe forcën e një burri. Nuk kishte mënyrë tjetër për mua. Në atë kohë, gratë në Shqipëri shiheshin si të nënshtruara dhe vetëm burrat ishin të fortë.” Ajo shton se nuk është penduar për zgjedhjen e saj.

Mirëpo disa familje nuk e pranojnë vendimin e vajzave të tyre për të jetuar nën petkun e burrit.

Hajdari, 86 vjeç filloi të vishej si një djalë në moshën 6-vjeçare, pasi nuk ndihej si vajzë. Ajo është rrahur nga nëna e saj kur ishte fëmijë, pasi ajo e detyronte të vishte rroba vajzash. Vetëm në moshën 12-vjeçare, kur babai i saj vdiq, ajo u lejua të jetonte për pjesën tjetër të jetë si një burrë.



Në kundërshtim me pritshmëritë e gazetarëve, burrneshat e mohojnë në mënyrë kategorike se mund të jenë lesbike.

Rabe Lajqi, 77 vjeç, ka jetuar gjithë jetën e saj si një burrë. Ajo punon me sharrë dhe thotë se nuk ka pasur dashuri në jetën e saj, për të cilën të pendohej. Ajo ka pasur një armë me vete dhe burrat ia kishin frikën.

Në fund të ditës, pavarësisht privilegjeve të burrave që ato gëzojnë, jeta e burrneshave është e vetmuar. Kjo traditë po shuhet shpejt. Vetëm pak burrnesha kanë mbetur në botë, ndaj shumë njerëz as që kanë dëgjuar për burrneshat dhe disa të tjerë besojnë se ato janë legjenda.

Ndoshta në të ardhmen e afërt, ato kështu do të jenë!

/Shekulli Online/L.B./
“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra X7md9E5“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra Of8tfNZ“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra 2LOi7tk
Sponsored content

“Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra Empty Re: “Burrneshat” shqiptare, të destinuara të jetojnë si burra

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi