Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Portali Malesia.Org u nderua me Çertifikatë Mirënjohje nga N/Prefektura e Malësisë së Madhe (foto+vi Empty Portali Malesia.Org u nderua me Çertifikatë Mirënjohje nga N/Prefektura e Malësisë së Madhe (foto+vi

Sun 30 Dec 2012 - 16:15
Portali Malesia.Org u nderua me Çertifikatë Mirënjohje nga N/Prefektura e Malësisë së Madhe (foto+vi Portal-mirenjohja-012-300x200Koplik – Tuz , Malësi e MadhePortali
Malesia.Org, sot me 24 Dhjetor 2012, në Koplik të Malësisë së Madhe,
pranoi Çertifikatë Mirënjohje nga N/Prefekti i Malësisë së Madhe z.
Sytki Ndrecaj.


Ceremoniali i dorëzimit të kësaj mirënjohje u organizua në zyrën e
N/Prefektit të z. Sytki Ndrecaj në Koplik, i cili gjatë dorëzimit të
mirënjohjes vlerësoi lart punën dhe rendësin e portalit duke uruar që
kjo rrugë të vazhdoj edhe për shumë vite tjera.
“Kjo çertifikatë mirënjohje ndahet me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes
së Pavarësisë, për kontribut të shquar në promovimin e vlerave
historike e etno-kulturore të trevës tonë Malësi e Madhe”, në mes
tjerash tha Ndrecaj.

Në pranimin e mirënjohjes ishin anëtarët e stafit të portalit Gjon
Gjelaj, Pjeter Gjonaj dhe themeluesi Robert Ivezaj i cili me rastin e
pranimit të kësaj mirënjohje falënderoj N/Prefektin z. Sytki Ndrecaj.
“Për 12 vjet ekzistencë të portalit Maleisa.Org, në punën vullnetare në
lëmin e informimit me përkujdesje të veçantë të çështjes kombëtare, kjo
mirënjohje është shpërblimi më i madh që kemi pranuar ndonjë herë,
prandaj është vërtet nderë dhe kënaqësi e veçantë të pranojmë këtë
mirënjohje. Kënaqësia është edhe më e madhe nga fakti se ketë mirënjohje
po e pranojmë me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe
vjen nga një institucion i shtetit shqiptar, nga NënPrefektura e
Malësisë së Madhe në krye me z. Sytki Ndrecaj, i cili me punën dhe
praninë e tij në çdo festim, tubim dhe datë të rëndësishme në Malësi në
të dy anët e kufirit, kontribuon në afrimin dhe bashkëpunimin e
malësorëve duke dëshmuar se edhe përkundër kufirit i cili Malësinë e
ndanë në dy pjesë, kemi vetëm një Malësi. Ndercaj duhet t’jetë shembull
edhe për zyrtarët tjerë nga të dy anët e kufirit”, tha ne mes tjerash
Ivezaj.

Përpos Çertifikatë Mirënjohje z. Ndrecaj portalit tonë i dhuroj edhe
një kopje të origjinalit të Urdhrit “Nderi i Kombit” e cila ju dha
Malësisë se Madhe nga Presidenti Bujar Nishani me rastin e 100 vjetorit
të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në ndarjen e kësaj mirënjohje ishin të pranishëm edhe mediet lokale, TV
Kopliku dhe TV Rozafa me të cilët biseduam për një bashkëpunim të
mundshëm në të ardhmen.
Ishte një pritje e ngrohtë, ashtu si malësori e ka traditë. Një zyre
modeste por e pasur, në muret e të cilës ishin të shkruara historia e
traditat e malësorit të shoqëruara me fotografi të prijësve malësorë.
/Malesia.Org/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi