Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni Empty Ja çfarë mendonte Stalini për shqiptarët dhe çka i thanë jugosllavët

Fri 4 Jan 2013 - 20:02
Message reputation : 100% (1 vote)
Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni Largea_stalini-041357324575Dialogët
e mposhtëm janë nga bisedat zyrtare të protokollit më të lartë të
zhvilluara në Kremlin, në zyrën e ish-njeriut më të fuqishëm në Rusinë
komuniste dhe diktatoriale, Josif Visarionoviç Stalin.
Ajo është
regjistruar gjatë takimit zyrtar në prill të vitit 1947 të delegacionit
të nivelit të lartë të ish-Jugosllavisë, nën drejtimin e numrit dy të
saj, Edvard Kardel, ministrit të Jashtëm jugosllav, Simiq, dhe
ambasadorit jugosllav në Moskë Velko Popoviq.
STALIN – Po
si i keni punët me shqiptarët? Enver Hoxha sikur është ankuar për
këshilltarët tuaj politikë në ushtrinë e tyre, sikur ata e dobësojnë
disiplinën, apo jo?
E. KARDELI – Kjo është gjë e re për ne. Ata nuk na kanë thënë asgjë për këtë.
STALIN – Cila është origjina e shqiptarëve?
E. KARDELI – Ata janë pasardhës të ilirëve.
STALINI – Më kujtohet se Tito më ka thënë që ata janë si puna e baskëve.
E. KARDELI – Kjo është e vërtetë.
S. SIMIQI
– Ka të dhëna që thonë se shqiptarët janë populli më i vjetër në
Gadishullin Ballkanik. Disa fjalë prej tyre vërtetojnë që gjuha shqipe
është më e vjetër se greqishtja. Fjala greke “Afrodita” është huazuar
nga gjuha shqipe. Në gjuhën greke Afrodita nuk ka kuptim.
STALINI – Ky popull ka mbetur shumë mbrapa në zhvillim.
POPOVIQI – Shqiptarët janë shumë trima dhe njerëz besnikë.
STALINI – Të tillë kanë qenë tek ne cuvashët. Carët rusë i merrnin ata në gardën personale.
E. KARDELI
– Tek ne, në territorin e Kosovës dhe Metohisë edhe sot jetojnë më
shumë shqiptarë sesa serbë. Ne mendojmë që më vonë, kur të vendosim
lidhje më të ngushta me Shqipërinë, këto territore t’ia japim asaj.
STALINI – Po si janë ndodhur shqiptarët në këto territore?
E. KARDELI – Janë vendosur në këtë krahinë në kohën e turqve. Ndërsa një pjesë e popullsisë është asimiluar.
STALINI – Po si ka mundësi që një popull me nivel më të ulët zhvillimi ka mundur të arrijë një gjë të tillë? Si shpjegohet kjo?...
(Botuar
në Beograd nga gazeta “Borba” më 12-13 gusht 1989, dhe në librin “Rusia
dhe Kosova” të ambasadorit shqiptar Shaqir Vukaj, fq 93)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni Empty Re: Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni

Fri 4 Jan 2013 - 21:20
Nje dialog me te vertete historik... Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni 1610623031
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni Empty Re: Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni

Fri 4 Jan 2013 - 21:23
edhe shtet shqiperise ka patur miq e armiq ka qen ne fillim jugoslavin prish miqesise pastaj me kine bashkim sovjetik cila ka qen fuqi ka qen soldarizuar me te
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni Empty Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni

Sat 5 Jan 2013 - 1:52
Message reputation : 100% (1 vote)
Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni Tito-stalin-molotov
Dialogu i plotë mes Stalinit dhe zyrtarëve të lartë të Jugosllavisë ku flasin për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Stalini e cilëson besnikërinë e shqiptarëve si besnikëri qeni.

Zyrtarët diskutojnë dhe për Enver Hoxhën.

Dialogu i plotë:

-Stalini: Si ju shkojnë punët me Shqipërinë? Enver Hoxha po ankohej rreth këshilltarëve të juaj politik në armatën e tyre, kinse ju po ua dobësoni disiplinën, apo çfarë është puna?

-Kardeli: Kjo për ne është diçka e re. Neve në lidhje me këtë nuk na kanë thënë asgjë.

-Stalini: Çfarë prejardhje kanë shqiptarët?

-Kardeli: Ata janë pasardhës të Ilirëve.

-Stalini: Më kujtohet kur Titoja më fliste se ata (lexo shqiptarët Sh. V.) janë shumë të ngjashëm me Baskët.

-Kardeli: Po, ajo është e vërtet.

-Stalini: Si duket ai popull është mjaft i prapambetur dhe primitiv.

-Ndërhynë ambasadori Jugosllaven në Rusi , Vlladimir Popoviç: Por janë trima dhe besnik të mëdhenj.

-Stalini: Po, ata mund të jenë besnik si qentë, Ajo është karakteristikë e popujve primitivë. Tek ne, ashtu besnik kanë qenë Çuvashët (popull në Rusi me prejardhje të përzier turko-finlandezo-ugare Sh. V.). Carët e Rusisë i mbanin për roje personale...

***

-Stalini: A e njihni Enverin mirë? Çfarë mendimi keni ju për te? A është ai njeri i qëndrueshëm? A do të mbetet deri në fund me neve?

-Kardeli: Mendimi jonë për te është kryesisht si njeri i mirë dhe i ndershëm, edhe pse ka mjaftë vija të intelektualit provincial. Në luftë ka pas qëndrim stoik dhe populli e donë. Por, i mungojnë njohuritë marksiste-leniniste. Megjithatë ne konsiderojmë se ai do mbetej i qëndrueshëm. Sipas mendimit tonë njeriu më i qëndrueshëm atje është Koçi Xoxe, i cili është punëtorë, por që edhe atij i mungon arsimimi i tillë.

-Stalini: Ata dy kishin një mos marrëveshje...

-Kardeli: Tani ajo është përmirësuar.

-Stalini: Çfarë mendoni ju?

-Molotovi: Unë mendojë se mendimi i Jugosllavëve është i drejtë. E kam parë Hoxhën në Paris. Ka pamje të bukur dhe lë një përshtypje të mirë. Është mjaft i kulturuar, por në edukatën e tij vërehet ndikimi i perëndimit...

***

-Simici: Ka të dhëna që thonë se shqiptarët janë populli më i vjetër në Gadishullin Ballkanik. Disa fjalë prej tyre vërtetojnë se gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja. Fjala e tyre “Afrodita” është huazuar nga gjuha shqipe. Në gjuhën greke kjo nuk ka kuptim.

-Stalini: Ky popull ka mbetur shumë mbrapa në zhvillim.

-Popovic: Shqiptarët janë shumë trima dhe njerëz besnikë.

-Stalini: Të tillë kanë qenë tek ne cuvashët. Carët rusë i merrnin ata në gardën personale.

-Kardeli: Tek ne, në territorin e Kosovës dhe Metohisë edhe sot jetojnë më shumë shqiptarë se sa serbë. Ne mendojmë, që më vonë, kur të vendosim lidhje më të ngushta me shqiptarët, këto territore tua japim atyre.

-Stalini: Po si janë ndodhur shqiptarët në këto territore?

-Kardeli: Janë vendosur në këtë krahinë në kohën e turqve. Ndërsa një pjesë e popullsisë është asimiluar.

-Stalini: Po si ka mundësi që një popull me nivel më të ulët zhvillimi, ka mundur të arrijë një gjë të tillë? Si shpjegohet kjo?...





Postimi i Pandeli Majkos

PROTOKOLLI I MOSKËS

Dialogu e mëposhtëm është biseda zyrtare e protokollit më të lartë të zhvilluar në Kremlin në zyrën e Stalinit. Ajo është regjistruar gjatë takimit zyrtar të vizitës në prill 1947, të delegacionit të nivelit të lartë të Jugosllavisë nën drejtimin e numrit dy të saj Eduard Kardel, ministrit të Jashtëm jugosllav Simic dhe Ambasadorit jugosllav në Moskë V. Popovic. Dialogu është autentik për një rajon si Ballkani, në historinë e të cilit zëri i “të fortëve” mbetet informacion…

STALIN – Po si i keni punët me shqiptarët? Hoxha sikur është ankuar për këshilltarët tuaj politikë në ushtrinë e tyre, sikur ata e dobësojnë disiplinën, apo jo

E. KARDELI – Kjo është gjë e re për ne. Ata nuk na kanë thënë asgjë për këtë.

STALIN – Cila është origjina e shqiptarëve?

E. KARDELI – Ata janë pasardhës të ilirëve.

STALINI – Më kujtohet se Tito më ka thënë se ata janë si puna e baskëve.

E. KARDELI – Kjo është e vërtetë.

S.SIMICI – Ka të dhëna që thonë se shqiptarët janë populli më i vjetër në Gadishullin Ballkanik. Disa fjalë prej tyre vërtetojnë se gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja. Fjala e tyre “Afrodita” është huazuar nga gjuha shqipe. Në gjuhën greke kjo nuk ka kuptim.

STALINI – Ky popull ka mbetur shumë mbrapa në zhvillim.

POPOVICI – Shqiptarët janë shumë trima dhe njerëz besnikë.

STALINI – Të tillë kanë qenë tek ne cuvashët. Carët rusë i merrnin ata në gardën personale.

E. KARDELI – Tek ne, në territorin e Kosovës dhe Metohisë edhe sot jetojnë më shumë shqiptarë se sa serbë. Ne mendojmë, që më vonë, kur të vendosim lidhje më të ngushta me shqiptarët, këto territore tua japim atyre.

STALINI – Po si janë ndodhur shqiptarët në këto territore?

E. KARDELI – Janë vendosur në këtë krahinë në kohën e turqve. Ndërsa një pjesë e popullsisë është asimiluar.

STALINI – Po si ka mundësi që një popull me nivel më të ulët zhvillimi, ka mundur të arrijë një gjë të tillë? Si shpejgohet kjo?...
(Botuar në Beograd nga gazeta “Borba” në 12-13 gusht 1989 dhe në librin “Rusia dhe Kosova” të ambasadorit Shaqir Vukaj Fq 93)

Në këtë bisedë që vlen të ndërpritet tek pyetja “naive” e Stalinit mund të gjeni përgjigje të denja sot për të gjithë ata që hedhin baltë mbi kombin shqiptar… Po ashtu, vini re se linja “baske” e trajtimit të shqiptarëve nga Tito dhe diplomacia e Beogradit nuk ka ndryshuar as sot në “Platformën” serbe për Kosovën…

Dokumenti në fjalë është një rast i rrallë për një komb si shqiptarët. Ai të jep kënaqësinë e argumentit të një prove ku për shqiptarët është diskutuar në mungesë të tyre. Stalini në momentin për të cilin po flasim ishte një nga njerzit më të fuqishëm në glob dhe Jugosllavia e sapodalë nga lufta ishte protagonistja e Ballkanit.

Rilindja e shqiptarëve si komb duam apo nuk duam fillon nga e shkuara. Kushti është që ta duam të kaluarën ashtu sic është, pa mbetur në qerthullin e pyetjeve të brezave të shkuar dhe në të moskuptuarin e kondicionit njerëzor i cili mbetet po ai. Lidhja e të kaluarës me të tashmen kanë kryqëzimin e paqartësisë së vazhdimësisë dhe racionalitetit se historia e një kombi nuk aplikohet mbi një model të parashikueshëm.

Politika si produkt i historisë dhe diskutimi rreth saj ka një rregull të vjetër. Ai të “pëshpërit” se je kërkues dhe jo pronar i së vërtetës. Sigurisht! (Tiranë 4 janar 2013)
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni Empty Re: Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni

Sat 5 Jan 2013 - 13:58
Bej bashkimin e temes Ana,se dhe Legjenda e ka postuar kete para teje
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni Empty Re: Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni

Sat 5 Jan 2013 - 14:50
"Ja çfarë mendonte Stalini për shqiptarët dhe çka i thanë jugosllavët"
me
"Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni"

U bashkuan
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni Empty Re: Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni

Sat 5 Jan 2013 - 15:40
Rusia e sotme eshte e verbuar nga qendrimi i saj!
Ajo mund te ishte njesoj si Amerika per ne, ne qofte se i bindej drejtesise!

Fajin me te madh e ka politika e sotme Shqiptare e cila "fle gjume"!
Sponsored content

Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni Empty Re: Dialogu i plotë i Stalinit me zyrtarët jugosllavë: Shqiptari besnik si qeni

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi