Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si u ndërtuan disa nga hidrocentralet në Shqipëri, sakrificat deri në elektrifikimin Empty Si u ndërtuan disa nga hidrocentralet në Shqipëri, sakrificat deri në elektrifikimin

Thu 10 Jan 2013 - 14:42
Nga: Luan Shtëpani

Vitet e para të çlirimit të Shqipërisë do të konsideroheshin të vështira sepse vendi duhej ndërtuar. Po ashtu, një rëndësi e veçantë iu kushtua sistemi energjetik.
Si u ndërtuan disa nga hidrocentralet në Shqipëri, sakrificat deri në elektrifikimin Punonjes-te-HC-Ulez-foto-e-vjeter-300x224
Ne nuk kishim trashëgimi në fushën e studimeve, projektimeve, ndërtimit dhe shfrytëzimit të veprave energjetike. Duhet të fillohej çdo gjë nga e para. Hapi i rëndësishëm për atë periudhë ishte ndërtimi i H/C në Lanabregas të Tiranës. Ai filloi në vitin 1947 dhe u vu në shfrytëzim në fund të vitit 1951. Të gjithë kuadrot drejtues, specialistë dhe punëtorë ishin të rinj 20- 25 vjeç, pa përvojë për punime të rëndësishme që do duheshin të bëheshin. Punimet duhet të kryheshin në terren malor e në kushte të vështira meteorologjike.
U gërmuan dhe u betonuan rreth 7 km tunele. Për ndërtimin e tij, u bënë me mijra metër kub gërmime, mbushje dhe betonime nën dhe mbi tokë, montime tubacionesh dhe konstruksionesh metalike. Prodhimtaria mesatare vjetore nga 20 milion kilovat/orë në vit u rrit në rreth 40 milion kilovat/orë. Është për t’u theksuar se niveli i ndërtimit ishte i prapambetur, pa mekanizime, gërmimet e tuneleve bëheshin me pistoletë, për plasjen e minave në vend të dinamitit përdorej baruti i predhave të mbetura nga lufta. Për gërmimet përdoreshin kryesisht kazma, materiali i gërmuar nxirrej me vagona,që shtyheshin me krahë. Hidrocentrali u inaugurua më 7 nëntor 1951, duke u realizuar kështu energji e bollshme për Tiranën dhe Durrësin. Vlen të përmendet puna e lavdërueshme e drejtuesve të punimeve dhe e Sali Vatës i cili do të pagëzohej këtu si ‘luani i tuneleve”.

H/C Ulëz
Është ndërtuar në afërsi të fshatit Ulëz, në pjesën e sipërme të lumit Mat. Fillimi i punimeve u bë më 11 janar 1952. Më pas filloi ndërtimi i rrugës Milot- Ulëz, një zonë krejtësisht e izoluar. Për ndërtimin e saj, punuan jo vetëm specialistët që ndërtuan hidrocentralin e Lanabregasit në Tiranë, por edhe fshatarë nga rrethet e Matit, Mirditës, Krujës dhe Dibrës. Brenda një kohe të shkurtër Ulëza u bë një qendër e re e banuar ku jetonin dhe punonin rreth 2900 punonjës. Diga është e lartë 64 metra me volume betoni 260 mije metër kub. Vellimi i liqenit është 360 milion metër kub ujë, me sipërfaqe rreth 13, 5 km katror. Shkarkimi i ujërave bëhet nga portat me aftësi 3200 metër kub në sekondë. Hidrocentrali ka të vendosur 4 agregatë me fuqi 25 mijë kW dhe aftësi prodhuese 120 milion kW në vit. Inaugurimi shfrytëzimit u bë më 11 janar 1958.
Përfundimi dhe lidhja me rrjetin elektrik me tension 110 kilovolt bënë të mundur krijimin e sistemit unik energjetik të vendit që drejtohesh nga qendra dispeçer në Tiranë. Ulëza do të kthehej në “universitet të praktikës” për shumë inxhinierë, të cilët njohuritë e shkollës i përsosën në këtë hidrocentral i cili mbart vlera të mëdha për vendin.

H/C Shkopet
Ky hidrocentral ndodhet rreth 20 km më poshtë nga H/C Ulzës afër Shkopetit. Fuqia e vendosur e tij 24 mijë kW me dy turbina nga 12 mijë kW seicila. Prodhimtaria vjetore është rreth 94 milion kW. Punimet filluan në janar të vitit 1958, ndërsa H/C u vu në shfrytëzim më 10 korrik 1963.

Pas një pune intensive prej gati tre vitesh, studiuesit përfunduan studimet me disa variante dhe në fillim të vitit 1964 u miratuan në instancat më të larta të shtetit. U gjykua se mund të ndërtoheshin 5 H/C në Skavicë, Fierzë, Koman, Vau i Dejes dhe në Bushat me fuqi të përgjithshme të vendosur prej rreeth 1, 8 milion kW dhe prodhim vjetor rreth 6, 5 miliard kilovat /orë. Kjo sasi energjetike po të prodhohej në termocentrale do të kërkonte rreth 2, 8 milion ton naftë në vit. Në studim u trajtuan edhe probleme të tjera si tipi i digave, lartësia e tyre, materialet e ndërtimit, radha e ndërtimit, koha e vënies në shfrytëzim, numri i punonjësve, kuadrot etj.

H/C Vau i Dejës
Ky objekt ngrihet në pjesën e poshtme të lumit Drin, para se ai të bashkohet me lumin e Bunës rreth 18 km larg qytetit të Shkodrës. Punimet e ndërtimit filluan në janar të vitit 1967. Diga u ndërtua me material vendi. Aftësia e prodhimit të energjisë është rreth 1 miliard kilovat/orë. Inaugurimi i shfrytëzimit u bë më nëntor të vitit 1971.

H/C Fierzës
Ky hidrocentral është ndërtuar në brigjet shkëmbore të Drinit, pak më përpara se ky lum të bashkohet me Valbonën. Gjatësia e lumit Drin brenda vendit deri në derdhje është 285 km. Më 24 nëntor 1971 ish kryeministri i kohës Mehmet Shehu zbuloi pllakën e cila shënonte fillimin e punimeve. Kjo u shoqërua me një plasje të fuqishme të minave në vendin ku do të ngrihej diga. U diskutuan disa variante kryesore, me digë hark, digë graviteti, prej betoni dhe me material vendi me zhavor, argjil, gurë etj. Pas shumë debatesh mes specialistëve u vendos që të ngrihej diga me material vendi. Instituti i Projektimit të hidrocentraleve e transferoi qëndrën e tij në Fierzë pranë objektit të ndërtimit. Karakteristikat teknike të tij do të ishin fuqia 500 mijë kilovat me 4 turbina nga 125 mijë kilovat secila. Diga është me material vendi me bërthamë argjile mbushur me zhavorr gurë etj. Pa u ndalur në hollësi të mëtejshme në fund të muajit shkurt 1978 u mbyll përfundimisht tuneli i shkarkimit për të krijuar liqenin e Fierzës. Në ceremoni ishin të pranishëm drejtues të lartë të shtetit, kuadro dhe specialistë, punonjës shqiptarë dhe kinezë. Më 2 prill 1978 me shumë vështirësi do të bëhej montimi i turbinës së parë. Ndërsa në korrik të këtij viti specialistët kinezë do të largoheshin nga vepra. Pikërisht në këto ditë u realizua një aktiv i zgjeruar në kinoklubin e Fierzës, ku morën pjesë projektues, ndërtues dhe montues. Përfaqësuesi i lartë i qeverisë në këtë mbledhje njoftoi se specialistët kinezë ishin larguar nga Shqipëria. Ai i bëri thirrje projektuesve, ndërtuesve dhe montuesve, që të vazhdojnë punimet për ndërtimin e veprës. Kuadrot, punonjësit dhe specialistët iu përveshën punës për të ndërtuar veprën. Kështu më 8 tetor u montua turbine e dytë, ndërsa më 14 tetor 1978 u bë përurimi i veprës. Në shesh morën pjesë rreth 10 mijë vetë nga Tropoja, Kukësi, Puka, Fierza etj. Të moshuarit do të deklaroheshin para ndërtimit të H/C se do të ishte i pamundur komandimi i lumit Drin nga dora e njeriut. Tashmë ato shijuan mrekullinë, diga bashkoi malet, ndërsa uji i Drinit u përdor për prodhimin e energjisë. Për ndërtimin e H/C të Fierzës morën pjesë punonjës nga e gjithë Shqipëria si ato që kishin punuar në vepra të tjera dhe të rinj. Gjatë punës për ndërtimin e veprës dhanë jetën 52 punonjës. Në vitin 1980 vepra u vu në punë plotësisht.

H/C Koman
Ky H/C është rreth 2 km afër fshatit Koman. Punimet e para gjeologjike -inxhinierike filluan në vitin 1974, ndërsa punimet normale në vitin 1981. Për herë të parë u ndërtua një digë e cila jo vetëm uli shpenzimet, por krijoi mundësi për të shkurtuar afatin e vënies në punë të objektit. Hidrocentrali ka 4 turbina fuqi e tyre 60 mijë kW nga 150 mijë secila. Prodhimtaria vjetore mesatare është 1,8- 2 miliard kilovat/orë.

H/C Bistrica 1
Ky hidrocentral është ndërtuar mbi lumin e Bistricë. Ka një fuqi të vendosur 22 500 kW me 3 agregatë me 7500 kW seicili dhe prodhimtari vjetore prej rreth 100 milion kilovat/orë. Punimet filluan në janar 1958 dhe u vu në shfrytëzim në maj 1964

H/C Bistrica 2
Me një turbinë, prodhimtaria 35 milion kilovat /orë në vit. U vu në punë më 1966. Për ndërtimin e dy H/C-ve u kryen mijra metër kub gërmime të jashtme, nëntokësore dhe betonime të ndryshme. Projektimet e ndërtimit u bënë nga specialistët tanë.

Elektrifikimi
Pas ndërtimit dhe vënies në shfrytëzim të mjaft objekteve energjetike për prodhimin e energjisë elektrike doli problem i përdorimit të gjere të saj në jetën e gjithë popullit. Duke e shtrirë atë në fshatra, duke ngushtuar sa më shumë dallimin me qytetin në dhjetor të vitit 1967 u vendos elektrifikimi i plotë i fshatit. Ishin elektrifikuar vetëm 30 përqind e tyre. Në atë kohë, vendi kishte 2546 fshatra gjithsej. Gjatë kësaj periudhe 1968-1971 do të duheshin të elektrifikoheshin 70 përqind e fshatrave ose 1760 prej tyre, ato në kushte të vështira malore dhe larg qendrave të mëdha të banuara. Në vitin 1968 u elektrifikuan 343 fshatra, në 1969 753 në 1970 664 fshatrat e fundit duke bërë të mundur përfundimin një vit para afatit të parashikuar. Kështu 25 tetori i vitit 1970 u caktua si “dita e dritës” ku u elektrifikua dhe fshati i fundit në vend. Në këtë mënyrë, vendi ynë dikur i prapambetur u rradhit në vendet e pakta me fshatra plotësisht të elektrifikuar.
Ky aksion u realizua me ndihmë jo vetëm të specialistëve elektrikë, por dhe shumë punonjësve nga fshati dhe qyteti. Kështu pra, u hoq njëherë e përgjithmonë ndriçimi me pisha dhe llampa vajguri, duke u zëvendësuar me dritën elektrike. Përsosmëria ka vazhduar në vite ku dhe janë të shumta investimet e kryera për sistemin tonë elektroenergjetik. Gjatë këtyre viteve janë ndërtuar edhe termocentrale të cilat janë më të lira në ndërtim, por kushtojnë në shfrytëzim. Energjia e prodhuar nga termocentralet është 50 herë më e shtrenjtë se ajo e prodhuar nga H/C. Është fakt që 95 përqind e energjisë në Shqipëri prodhohet nga hidrocentralet. Dhe në vitin e mbrapshtë 1997 puna në sistem nuk u ndërpre asnjëherë. Kështu e përfundon rrëfimin e tij z. Sefer Kola i cili për shumë vite ka punuar në sektorët e energjetikës në ndërtim dhe në shfrytëzim, punë të cilën e vazhdon edhe sot me shumë korrektesë në H/C e Ulzës.

Sot jemi përpara fakteve të reja, privatizimit të veprave tona hidrike. Iniciativa të tilla vlen të përshëndetën, por kryesore mbetët arritja e objektivit për të patur një sistem model, pa pasoja sociale. H/C janë pasuri kombëtare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi