Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë  Empty Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë

Thu 10 Jan 2013 - 21:53
Message reputation : 100% (1 vote)
Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë  Femijet

Të gjithë e kujtojmë me nostalgji filmin “Guximtarët”. Ilirin që rritej si një fëmijë egoist dhe tepër i përkëdhelur. I mësuar të gjente gjithçka gati, Iliri nuk e vinte re aspak nevojën për të bërë vetë gjëra, pa ndihmën e askujt.

Një metaforë e gjetur për përgjasimin me realitetin nga skenaristi dhe regjisori i filmit, Gëzim Erebara, që edhe pse ka mbi 40 vjet që është prodhuar duket sikur luhet edhe sot në jetën e përditshme.

Ekspertët gjinorë dhe sociologët thonë se shoqëria jonë përgjithësisht ka tendencën për të rritur fëmijë qullashë si Iliri i filmit: “Rrisim fëmijë dembelë. Kemi tendencën t’i shoqërojmë fëmijet deri në faza të avancuara të jetës si studimet universitare, pasuinversitare dhe madje deri në martesë.”

Modelet me të cilat janë mësuar prindërit tanë nënkuptojnë kujdesjen për fëmijët deri në moshë të madhe, gjë e cila ndikon dhe në mungesën e pavarësisë deri në moshë të vonë. Faktorët që ndikojnë në këtë lloj kulture edukimi janë të shumtë: “Deri vonë ne jemi mësuar të jetojmë në familje të mëdha ku lidhjet kanë qenë më të forta. Nga ana tjetër dhe pasiguria ekonomike ndikon, pasi fëmijët nuk janë të fuqizuar të vazhdojnë vetë jetën të pavarur.”

Në kulturën tonë bëhen gjithashtu diferencime përsa i përket femrave dhe meshkujve. Meshkujt kultivohen më të pavarur. Ata lihen më të lirë që në moshën e adoleshencës, ndërsa mentaliteti frenon më tepër femrat: “Pavarësia e vajzave shihet me sy tjetër. Një vajzë që mund të dalë e pavarur që në moshën 18 vjeç ka handikapet e veta.”

Kështu, nga vartësia prindërore, femrat kalojnë në vartësinë bashkëshortore. Por nga ana tjetër, studimet tregojnë se meshkujt, edhe pse më superiorë në pavarësinë ekonomike, në atë shtëpiake mbeten në klasë. Të papërgatitur me ndryshimet e roleve, ata janë të paaftë për tu kujdesur për veten pasi nuk janë mësuar si të gatuajnë, të pastrojnë e të përballojnë elemente të domosdoshme të jetës.

E gjitha ndodh nga përkushtimi më i madh se ç’duhet i prindërve në moshë të hershme, të cilët pa dashje, përgatisin qullacet e së ardhmes.

Fëmijët dhe paraja

Fëmijë që duan të blejnë gjatë gjithë kohës. Fëmijë materialistë. Gjithnjë e më shumë po e dëgjojmë këtë konstatim që nuk na duket i ëmbël për veshët, por akoma më i hidhur për xhepat.

Të vegjëlit e dinë mirë dobësinë e prindërve para kërkesave të tyre ndaj nuk i kursejnë ato madje dhe për paratë.

Por mosha e njohjes së parasë duket se është ulur ndjeshëm.

“5 vjeç kam marrë për herë të parë para’. Marr nga 1 mijë lekë për sanduiç”, shprehet një nga fëmijët.

Por, kur duhet t’i japësh para’ fëmijës? Dilema i ndan prindërit në dy blloqe. Në ata që mendojnë se është shumë gabim ta mësosh fëmijën me para’, ndërsa ka prindër që mendojnë se kjo është një nevojë e kohës.

Ndërkohë, akoma më e vështirë është dhe të vendosësh se sa transparent të jesh me të ardhurat për ta.


Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë  Empty Re: Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë

Thu 10 Jan 2013 - 21:57
E vertet!! Kam e shembuj ne krahasim me shtete te tjera Europiane e me te zhvilluara si Suedia psh ,,,i cili shtet familjet i fusin femijet ne pune te lehta,magazina me ushqime e snack etj per tu mesuar qe heret me pune e si nxirret parja...Flasim per 12 vjec femije...
Rrukie
Rrukie
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 2087
<b>Hobi</b> Hobi : me gjet gjinin e dhelpres hahahah
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kudo
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/05/2012

Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë  Empty Re: Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë

Thu 10 Jan 2013 - 21:57
kam silvanen ne linje un edhe se kam shikuuuuuuuuuuuuuuuuu
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë  Empty Re: Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë

Thu 10 Jan 2013 - 21:58
Rruke mos e anashkalojme temen xhan,chit chate keni te beni ne tema te tjera... Very Happy
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë  Empty Re: Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë

Fri 11 Jan 2013 - 19:35
si jan babalaret ashtu de ritet edhe femiu esht popullore nga kosova dradha nder dradhe
Sponsored content

Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë  Empty Re: Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi