Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mbreterit ilire tek shkallet, skulptoret: Meritojne nje vend ne muze Empty Mbreterit ilire tek shkallet, skulptoret: Meritojne nje vend ne muze

Sat 19 Jan 2013 - 18:36
Mbreterit ilire Epidamn, Bardhyl, Monun, Agron, Glauk, Teuta me mbretin Pin, Gent dhe Pirro prej dates 28 nentor qendrojne plot krenari te perjetesuar ne shtatore para Muzeut Historik Kombetar ne Tirane. Me synimin e rithirrjes ne memorie se historia e popullit shqiptar daton shume me larg se 100 vjet me pare shtatoret jane demostrimi me i mire vizual ne kete vit jubilar. “Lavdia e stergjysherve tane Ilire eshte nderi qe neve na ben te krenohemi se jemi lindur e rritur ne keto troje, qe dikur quheshin Pellazgji, me vone Iliri, pastaj Arberi dhe tashme Shqiperi. Kane qene dhe jane te pasura me qyteterim dhe kulture te pashtershme”,-shprehet ne emer te grupit te punes njeri nga skulptoret, Evis Kabilo. Dorina Bilbili/Idea
Mbreterit ilire tek shkallet, skulptoret: Meritojne nje vend ne muze 18943d1358615945-mbreterit-ilire-tek-shkallet-skulptoret-meritojne-nje-vend-ne-muze-december-6-11-57-18mbreterit_ilire_para_muzeut_kombetar-_teksa_njerezit_presin_ne_rradhe_per_rel
Skulptoret profesioniste qe realizuan keto vepra arti shprehen se mungon kujdesi per t’i vene ne fokusin e duhur ato. Sipas tyre vizioni i elites eshte totalisht i deformuar. “Ne diten e festes se kombit, turmen e orienton drejt gastronomise, nderkohe qe sheshi ‘’Skenderbej’’ buciste nga monumentet e paraardhesve tane te lavdishem”,-thane skulptoret.
Mbreterit ilire tek shkallet, skulptoret: Meritojne nje vend ne muze 18944d1358615966-mbreterit-ilire-tek-shkallet-skulptoret-meritojne-nje-vend-ne-muze-december-6-11-55-58mbreti_pirro
Artistet shprehen se ne tempullin ku ruhet historia e shqiptareve 8 shtatoret meritojne me teper vemendje nga shteti e media. “Qyteterimi shqiptar ka nevoje per te prekur origjinen e vet dhe kjo gje mund te ndodhe vetem nepermjet ketij profesioni shume te lashte siç eshte skulptura”,- thekson per ta Kabilo.
Mbreterit ilire tek shkallet, skulptoret: Meritojne nje vend ne muze 18945d1358616036-mbreterit-ilire-tek-shkallet-skulptoret-meritojne-nje-vend-ne-muze-december-6-11-53-24pjese_nga_skultura_e_mbretit_ilir_pirro_me_autor_evis_kabilon
Monumentet jane te realizuara ne polimermer, material shume rezistent ndaj kushteve atmosferike, me 4 metra lartesi duke u shquar qarte edhe nga distanca te largeta. “Mendoj se keto monumente sjellin nje fryme te re ne skulpturen shqiptare. Stilistika e tyre eshte shqiperuar sipas kodeve shpirterore dhe estetike te çdo autori duke iu permbajtur parimeve dhe ligjesive universale te skulptures monumentale”,-vijon ai.
Mbreterit ilire tek shkallet, skulptoret: Meritojne nje vend ne muze 18946d1358616079-mbreterit-ilire-tek-shkallet-skulptoret-meritojne-nje-vend-ne-muze-december-6-11-51-47skulptoret_gjate_punimeve
Tete mbreterit ilire do te qendrojne te ekspozuar prane Muzeut Kombetar deri ne muajin janar, kohe kur do te shkojne ne mbikalimin e aeroportit te ‘Rinasit’ ne Kashar. Ekspozimi i tete shtatoreve mbreselenese u be me rastin e 100-vjetorit te pavaresimit te vendit nen kujdesin e kompanise “Amadeus Palace”. Teksa kane si autore: Mbreti Epidamn me autore Ariona Memi; Mbreti Bardhyl me autor Benard Lekgegaj; Mbreti Monun me autor Bujar Vani; Mbreti Agron me autor Drilon Maletaj; Mbreti Glauk me autor Taulant Liçi; Mbretereshe Teuta me mbretin Pin kane per autor Bujar Vani; Mbreti Gent me autor Perikli Hanxhari; Mbreti Pirro me autor Evis Kabilo.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi