Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kulla e Londres,Monument historik i nje te kaluare te trazuar Empty Kulla e Londres,Monument historik i nje te kaluare te trazuar

Sun 20 Jan 2013 - 1:48
Kulla e Londres,Monument historik i nje te kaluare te trazuar Britania-madhe

Mbi luminTamiz,ne lindje te Londre,ngrihet hijerende nje nga monumentet me te famshme te bote-Kulla e Londres.Per gati 1000 vjet,kjo keshtjelle,burg dhe pallat madheshtor ka luajtur nje rol te rendesishem ne historine e trazuar te Anglise.Ne portat e saj u futen mbreter,mbreteresha,oborrtare,klerike,politikane dhe gjyqtare,disa dolen triumfues,disa nuk dolen me kurre.Pse u ndertua Kulla dhe cilat ishin dramat njerezore qe u zhvilluan brenda mureve te saj e qe ndikuan ne rrjedhen e historise angleze?

Keshtjelle mbreterore

Pasi pushtoi Angline ne vitin 1066,duka i Normandise,Vilhelmi,ndertoi nje varg keshtjellash per te frikesuar anglo-saksonet armiqesore.Ndertesa me e frikshme u ndertua ne Londer.Fortesa e drunjte e cila fillimisht u ndertua ne cepin juglindor te mureve te lashta romake qe rrethonin qytetin,shpejt u zevendesua me nje strukture te gurte e te stermadhe-Kulla e Londres.Pothuajse ne forme katrore,me permasa 32 me 36 metra,ajo ngrihej me nje pamje kercenuese 27 metra drejt qiellit,duke u ngjallur frike banoreve vendes.Kur njeri nga mbreterir e mevonshem e leu me boje te bardhe,ajo u be e njohur si Kulla e Bardhe.
Mbreterit pasues shtuan edhe kulla te tjera te madhesive t ndryshme,dy mure rrethuese masive dhe nje hendek te thelle.Keshtu ky kompleks u be nje nga fortesat me te pamposhtme ne Europe.Ndonjehere mbreterit detyroheshin te gjenin strehe brenda mureve te saj per tu shpetuar nenshtetasve te tyre rebele.Kur kishte ndonje lufte civile,pala fitimtare merrte nen kontroll Kullen,e cila shihej si simbol i fuqise dhe i pushtetit.Ne kohera me paqesore ajo ishte pika ku nisej procesioni madheshtor per kurorezimin e monarkut.Kur banonin atje,mbreti dhe shoqeruesit e tij jetonin ne apartamente shume te zbukuruara,ku shtronin bankete te medha per te kenaqur miqte e tyre.Por armiqte e mbretit priteshin ndryshe.

Burg shteteror

Me sa dihet,ne vitin 1100 pati per here te pare nje te burgosur ne Kulle.Sidoqofte ky burg nuk ishte si te tjeret.Ai ishte rezervuar vetem per njerez te rendesishem e te rangut te larte.Nder njerezit e ngritur qe u burgosen ne Kulle ishin mbreterit e mundur te Skocise e te Frances si edhe pjesetare te aristokracise e klerike qe nuk shiheshin me me sy te mire ose ishin bere tradhetare.Here pas here kishte ekzekutime e madje ndodhte edhe ndonje vrasje.Ne Kulle u vra Henriku VI e po keshtu ndodhi edhe me Eduardin V,qe ishte 12 vjec,dhe me vellane e tij me te vogel.

Henriku VI Kulla e Londres,Monument historik i nje te kaluare te trazuar Henri_VI...Eduardi V Kulla e Londres,Monument historik i nje te kaluare te trazuar Images?q=tbn:ANd9GcSncJQILKoWwcoL-hWfRY4tm0kUn45y2yWLgxEJha3TKP82op1deQ

Te burgosurit futeshin ku te kishte vend dhe mbaheshin ne izolim te rrepte ose lejoheshin te leviznin brenda territorit te keshtjelles.Disa denime me burgim ishin te shkurtera,te tjerat ishin te gjata.Uilliam Peni qe me vone u be themelues i kolonise amerikane te Pensilvanise,u burgos per tete muaj per shkak te bindjeve te tija fetare.Kulla e Londres,Monument historik i nje te kaluare te trazuar WilliamPennAged22...Pasi humbi nje beteje,nipin e mbretit te Frances,Karlin,qe ishte duke i Orleanit,e mbajten me nderprerje per 25 vjet te burgosur,derisa per lirimin e tij paguan nje shume teper te madhe.Oborrtari,eksploruesi dhe shkrimtari ser Uollter Rallej kaloi 13 vjet te trishtueshem duke shkruar Historine e Botes (anglisht) para se te lirohej perkohesisht dhe ne fund te ekzekutohej.

Shtohen ekzekutimet

C'eshte e verteta,ne kohen e Reformes,Kulles i doli nami si nje vend ku te burgosurit trajtoheshin ashper.Ngaqe ishte i deshiruar per je trashegimtar mashkull,Henriku VIII u shkeput nga Kisha Katolike e Romes dhe filloi te ekzekutonte njerezit qe nuk pranonin si kreun e Kishes Anglikane.Gruaja e dyte e Henrikut,Ana Bolena,nuk beri dot nje djale,prandaj iu pre koka ne Kulle me akuzen per tradheti dhe kuroreshkelje.Bashke me te u ekzekutuan i vellai dhe kater te tjere.

Henriku VIII..Kulla e Londres,Monument historik i nje te kaluare te trazuar Henry_VIII_by_Hans_Holbein_the_Younger...Ana Bolena..Kulla e Londres,Monument historik i nje te kaluare te trazuar 250px-Anne_boleyn

Katerina Hauard,gruaja e peste e Henrikut pesoi te njejtin fund.Vec kesaj,shume fisnik me gjak mbreteror,qe ishin nje kercenim per fronin,u burgosen ne Kulle dhe perfunduan ne gijotine ose ne trekembesh.

Katerin Hauard...Kulla e Londres,Monument historik i nje te kaluare te trazuar Img-thing?...Djali i Henrikut,protestanti Eduardi VI,qe u be mbret kur ishte ende i vogel,nuk hoqi dore nga ekzekutimet mizore.Ai vdiq brenda gjashte vjetesh nga kurorezimi dhe pas tij hipi ne fron vajza e Henrikut,Maria,nje katolike e flakte.Pa humbur kohe,ajo i preu koken 16-vjecares lejdi Xhejn Greit dhe bashkeshortit te saj ne moshe te re qe ishin perdorur si gure shahu ne luften per pushtet.Tani e kishin radhen armiqte protestante te vdisnin.Gjysmemotra e Marise,Elisabeta,kaloi shume jave te ankthshme ne Kulle para se ta lironin.Por,kur u be vet mbretereshe,ajo burgosi dhe ekzekutoi ata qe nuk pranuan te hiqnin dore nga besimi katolik ose qe kundershtuan autoritetin e saj.

Eduardi VI..Kulla e Londres,Monument historik i nje te kaluare te trazuar El_regreso_enrique_viii6...Xhejn Grei..Kulla e Londres,Monument historik i nje te kaluare te trazuar 2...Ndonese ne kulle u burgosen mijera vete,brenda territorit te saj iu pre koka vetem pese grave dhe dy burrave e ne kete menyre ketyre ua kursyen poshterimin qe sillte ekzekutimi ne sy te publikut.Tre nga keto gra ishin Ana Bolena,Katerina Hauardi dhe Xhejn Grei,e cila kishte mbreteruar vetem nente dite.Shumica e ekzekutimeve te tjera,zakonisht ato me prerje koke,beheshin afer Kodres se Kulles perpara turmave e medha e te zhurmshme.Koka e prere vihej ne nje shtylle ne Uren e Londres si paralajmerim per te tjeret,kurse trupin pa koke e conin perseri ne Kulle dhe aty digjej ne bodrumin e kishes.Si perfundim,atje u varrosen me shume se 1.500 trupa.
Ndonjehere te burgosurit torturoheshin qe te tregonin dhe kjo zakonisht behej vetem pasi jepej nje leje zyrtare.Me 1605,Gaj Fouksin,i cili tentoi te hidhte ne ere mbretin dhe parlamentin ne komplotin Ganpauder,para se ta ekzekutonin e torturuan ne rroten e tortures se Kulles qe te zbulonte emrat e bashkepunetoreve.
Per nje kohe te shkurter ne shekullin e 17-te,Anglia dhe Kulla rane ne kontrollin e Oliver Kromuellit dhe te parlamentareve,por kur Karlit II iu rikthye froni mbreteror,ne Kulle burgoseshin me pak njerez.Me 1747,ne Kodren e Kulles u be ekzekutimi i fundit me prerje koke,por Kulla ende nuk e kishte humbur plotesisht funksionin e saj si burg shteteror.Gjate Luftes se Pare Boterore,atje u burgosen dhe u ekzekutuan me pushkatim 11 spiune gjermane.Gjate Luftes se Dyte Boterore,aty mbaheshin per pak kohe robeit e luftes,nje prej te cileve ishe edhe Rudolf Hesi qe vinte menjehere pas shefit te SS-ve ne kohen e Hitlerit.Viktima e fundit qe vdiq brenda mureve te Kulles ishte spiuni Jozef Jakops,i pushkatuar ne gusht te vitit 1941.

Oliver Kromuell..Kulla e Londres,Monument historik i nje te kaluare te trazuar OliverCromwell..Rudolf Hes...Kulla e Londres,Monument historik i nje te kaluare te trazuar Budapest-Rudolf-Hess-Marsch-15.08.09-205x300..Jozef Jakobs..Kulla e Londres,Monument historik i nje te kaluare te trazuar 220px-Jacobs

Rojat e gardes dhe simbolet e cmuara te kurores

Qe ne fillimet e ekzistences se Kulles,rojat kane ruajtur si te burgosurit,ashtu edhe ndertesat.Por rojat e gardes,te zgjedhura posacerisht,fillimisht u organizuan ne vitin 1485.Ne ato dite shpesh te burgosurit mberrinin nepermjet lumit dhe hynin ne Kulle nga Porta e Tradhetarit.Kur i akuzuari kthehej nga gjyqi,njerezit shihnin me kujdes se ne cilen ane e mbante sepaten roja i gardes qe e shoqeronte.Nese tehu ishte drejtuar nga i burgosuri,kjo nenkuptonte nje ekzekutim tjeter.
Sot rojat e gardes ende e ruajne Kullen,por sherbejne edhe si cicerone kompetente per vizitoret e shumte.Ne raste ceremonish ata veshin uniformat madheshtore te stilit tudorian.Pjese te kesaj uniforme jane nje xhakete e gjate,me ngjyre te kuqe te ndezur e me ngjyre ari,kurse jaka e kollarisur eshte e bardhe,ne forme disku dhe me pala.Megjithate kur kryejne detyrat e zakonshme ata veshin uniformat e tyre te stilit viktorian qe kane ngjyre blu e te kuqe.Rojat ne pergjithesi i njohin me emrin ''ngrenes te mishit te vicit'',nje nofke qe ka shume mundesi te jete perdorur fillimisht me shpoti gjate kohes se zise se bukes.Nderkohe qe londinezet vuanin per te ngrene,rojave te gardes u jepnin rregullisht nje racion mish qe ti mbanin me te mire,dhe keshtu ti qendronin besnike mbreterise.
Nje nga rojat e gardes ka si detyre te kujdeset per korbat e medhenj te Kulles.Sipas nje besetytnie,Angline do ta pllakose fatkeqesia nese korbat largohen nga Kulla,prandaj atyre ua shkurtojne krahet.
Rojat e Shtepise se Thesarit ruajne simbolet e famshme te kurores britanike,te cilat jane te ekspozuara per publikun qe nga shekulli i 17-te.Diamanti me i madh i zbuluar dhe i prere,i cilesise me te larte,Kallinani I,eshte nje nga guret e cmuar qe zbukurojne diademat,rruzujt dhe skeptrat qe perdoren ende nga familja mbreteore.

Rojat mbreterore...Kulla e Londres,Monument historik i nje te kaluare te trazuar 14359688-londra-inghilterra--luglio-2009-royal-guardie-a-cavallo-a-buckingham-palaceKulla e Londres,Monument historik i nje te kaluare te trazuar BP Guard Change Carousel

Kopsht zoologjik,vend ku priten monedhat dhe depo armesh

Ne fillim te shekullit te 13-te,mbreti Xhon mbante luane ne Kulle,por ne te vertete grumbullimi i kafsheve te egra filloi kur pasardhesi i tij,Henriku III,mori nga monarket europiane tre leoparde,nje ari polar dhe nje elefant.Kafshet mbaheshin per te argetuar mbretin dhe oborrtaret e tij.Megjithate kur ariu,i lidhur me nje litar,notonte ne lumin Tamiz per te zen peshq,spetaklin mund ta shijonte e gjith Londra.Me kalimin e viteve nga jashte sollen edhe kafshe te tjera dhe qe nga koha e Elisabetes I,ky kopsht zoologjik u hap per te kenaqur publikun.Ate e mbyllen ne vitet 30 te shekullit te 19-te kur kafshet i transferuan ne kopshtin zoologjik te sapohpur ne Regent's Park,te Londres.
Per me shume se 500 vjet,brenda territorit te Kulles funksiononte nje nga deget kryesore te agjencise per prerjen e monedhave te Mbreterise.Nje nga periudhat kur ky vend ziente me shume nga puna ishte gjate mbreterimit te Henrikut VIII,kur aty bene monedha me argjendin qe u konfiskua nga manastiret e shperndara rishtazi.Gjithashtu ne Kulle ruheshin dokumente te rendesishme shteterore e ligjore dhe vec kesaj aty prodhoheshin dhe mbaheshin paisje ushtarake per mbretin dhe ushtrine e tij.

Na kujton te kaluaren

Sot Kulla e Londres eshte nje nga pikat kryesore turistike te Britanise.Meqe ajo ka mbetur pothuajse sic ka qene ne koherat me te hershme,veshtire te mos mendosh per dhunen,vuajtjet dhe tragjedite qe kane ndodhur brenda mureve te saj gjate shekujve,teksa ecen perqark kullave te zymta ne ngjyre gri dhe neper rruget e shtruara me kalldrem.E kaluara e saj e trazuar permblidhet bukur me disa fjale te shkruara ne vendin e ekzekutimit ne Kodren e Kulles.Atje ndodhet nje pllake e vogel ne perkujtim te ''historise tragjike dhe shpesh edhe te martirizimit,te atyre njerezve qe per hir te besimit,vendit ose idealeve vune ne rrezik jeten dhe e humben ate''.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi