Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Rihanna, tjetër foto me hashash në Twitter Empty Rihanna, tjetër foto me hashash në Twitter

Sat 26 Jan 2013 - 9:52
Rihanna, tjetër foto me hashash në Twitter Rihashashi

Rihanna ka postuar në Twitter një tjetër foto duke tymnosur hashash. Këngëtarja nga Barbados aktualisht është duke bërë provat për turin e saj botëror dhe përfitoi nga një moment pushimi për të bërë foton dhe për ta hedhur në profilin e saj.

Kjo foto vjen dy javë pasi këngëtarja Jessie J kishte kritikuar në mënyrë indirekte 24-vjeçaren për fotot nudo dhe duke pirë hashash që poston në rrjetet sociale.
“Më kanë ardhur në majë të hundës… Mbase edhe unë duhet të zhvishem, të dal në foto duke pirë hashash dhe ta postoj më pas në Instagram? Apo jo…”, shkroi Jessie J në Twitter.

Fansat e saj e mbështetën, por vetë Jessie J shtoi se nuk e ka me askënd në veçanti: “Statusi im në Twitter nuk ishte drejtuar për asnjë person të veçantë sepse ka më shumë se një person që poston foto të tilla.”

Për të sqaruar më tej se nuk e kishte me Rihanna, Jessie J shkroi sërish: “Dua të them se ka shumë meshkuj dhe femra që po dalin lakuriq dhe po promovojnë hashashin kohët e fundit. Është bërë e modës dhe mendoj se është e ekzagjeruar.”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi