Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ndëshkohet Juventusi Empty Ndëshkohet Juventusi

Tue 29 Jan 2013 - 17:39
Ndëshkohet Juventusi Conte-gjyqtaret

Protestat në fund të takimit me Xhenoan për një 11-metërsh të mohuar në minutën e fundit të ndeshjes, u kanë kushtuar shumë bardhezinjëve.

Drejtësia sportive italiane vendosi të pezullojë me dy javë trajnerin e Juventusit, Antonion Conte për thirrjet e tij “Të të vijë turp!”, drejtuar gjyqtarit kryesor. Po me dy javë u pezullua edhe mbrojtësi Bonucci, ndërsa një javë pezullim shkoi për sulmuesin Vucinic.

Ndëshkimit nuk i shpëtoi as mbrojtësi Chiellini. Ky i fundit, i ndodhur në tribunë për shkak të një dëmtimi që prej disa javësh e mban larg fushës, u ndëshkua “për hyrjen e tij në fushën e blertë pa patur autorizimin e drejtuesit të garës”.

Ndërkohë, drejtori teknik i Juventusit, Beppe Marotta është dënuar me qendrimin larg stadiumeve të Serisë A deri në datën 18 shkurt, ndërsa vetë klubi është gjobitur me 50 mijë euro.

Takimi i së shtunës në mbremje mes Juventusit dhe Xhenoas, që u mbyll në barazim 1-1, u shoqërua nga polemika për shkak të gafave të gjyqtarit kryesor të takimit, që fillimisht nuk dha një 11-metërsh për miqtë dhe më pas një tjetër për bardhezinjtë në fund të takimit. Por vec këtyre dy episodeve takimi është shoqëruar edhe nga gabime të tjera trashanike të arbitrit napoletan.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi