Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

“Katari bleu Botërorin 2022” Empty “Katari bleu Botërorin 2022”

Tue 29 Jan 2013 - 17:41
“Katari bleu Botërorin 2022” Qatargate

‘France Football’ publikoi ditën e martë një dosje prej 20 faqesh me titull “Qatargate’, ku tregon teorinë e saj mbi një blerje të mundshme të votave në përcaktimin e Katarit si vendi organizator i Kupës së Botës së vitit 2022.

Revista e famshme sportive akuzon FIFA-n dhe federatat e Francës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për përfshirje në “intrigë”. Gjithashtu drejton gishtin tek presidenti i UEFA-s, francezi Michel Platini, si një nga organizatorët e negociatave me drejtuesit nga Katari.

Platini ka pranuar se ka qenë i pranishëm në një darkë me presidentin francez Nicolas Sarkozy dhe princin nga Katari, Tamin bin Hamad Al-Thani. Pas këtij takimi, sipas ‘France Football’, Platini nuk ia ka dhënë votën Shteteve të Bashkuara të Amerikës ashtu siç kishte menduar fillimisht, por Katarit. Aty u arrit edhe marrëveshja e blerjes së Paris Saint Germain nga Al-Thani.

Më 2 dhjetor të vitit 2010, Katari u zgjodh organizator i Botërorit të vitit 2022 duke mposhtur kandidaturat e SHBA-së, Australisë dhe Koresë së Jugut e Japonisë. Katari mori 14 nga 22 votat e anëtarëve të ekzekutivit të FIFA-s edhe pse kishte shumë mangësi në infrastrukturë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi