Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

11 priftërinjë akuzojnë At Nikolla Marku: “Ai po shkatërron kishën dhe është prift jo i ligjshëm” Empty 11 priftërinjë akuzojnë At Nikolla Marku: “Ai po shkatërron kishën dhe është prift jo i ligjshëm”

Wed 6 Feb 2013 - 12:31
11 priftërinjë akuzojnë At Nikolla Marku: “Ai po shkatërron kishën dhe është prift jo i ligjshëm” 63165_3At Nikolla Marku është sulmuar ashpër nga 11 priftërinjtë ortodoksë të Elbasanit me akuzën se kisha e “Shën Thanasit”, e njohur si një monument kulture me vlera të jashtëzakonshme, po shkatërrohet nga ky prift i pa ligjshëm. Priftërinjtë ortodoksë elbasanas dhe besimtarë të kishës kërkuan ndërhyrjen e strukturave shtetërore për mbrojtjen e kishës. Pas këtyre akuzave të rënda ka reguar menjëherë At Nikolla Markut i cili shprehet se është një klerik i respektuar, ndërsa reagimin e 11 priftërinjve të kishës së “Shën Thanasit” ia atribuon Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

“Jam një klerik i respektuar dhe i ligjshëm që u shërbej me devotshmëri e dashuri besimtarëve. Nuk më vjen i papritur sulmi i fundit i cili duket qartë se ishte i mërëorganzuar dhe i dirigjuar nga plaku Anastas Janullatos. Ajo që më vjen keq është se ende nuk po e kuptojmë se përse po xhindoset kaq shumë dhe kaq keq plaku Janullatos. Ajo që dimë të gjithë për të si uzurpator i kishës ortodokse ai po e manifeston hapur në të gjitha aspektet së fundi. Plaku Janullatos gjithmonë nuk i ka reshtur përpjekjet për të çuar ujin në mullirin e armiqve të ortodoksëve shqiptarë. Si një klerik me reputacion do bëj të gjitha përpjekjet për të mos e lejuar plakun Janullatos të nëpërkëmbë ortodoksinë shqiptare”, thotë ai.

Më tej ai shprehet se është veshur si prift nga Sinodi i Kishës Ortodokese të Maqedonisë, ndërsa shprehet se ka mbështetjen e të gjithë besimtarëve./alb-observer.com/
11 priftërinjë akuzojnë At Nikolla Marku: “Ai po shkatërron kishën dhe është prift jo i ligjshëm” 114
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi