Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ligji, armë për biznesmenët  Empty Ligji, armë për biznesmenët

Thu 14 Feb 2013 - 11:58
Ligji, armë për biznesmenët  KOMISIONI-I-SIGURISE-13_11

Opozita në Komisionin e Sigurisë ka ngritur dyshime në lidhje me ndryshimet që bëhen në Ligjin për Armët. Një ndër shqetësimet kryesore është pajisja me armë e biznesmenëve, të cilët kanë të arkëtuar të paktën 20 milionë leke.

"Do të ndikojë në parandalimin e sulmeve që po bëhen sot nga grabitësit për grabitjen e pronës së tyre apo për gjobat, apo do të shtojë ndoshta edhe numrin e krimeve? Siç dihet, sot ka shumë biznesmenë që janë të akuzuar për pastrim parash të fituara në mënyrë të padrejtë, nëpërmjet veprimtarive kriminale", tha deputeti i PS, Asllan Dogjani.

Por, per kete pike edhe mazhoranca ka deklaruar se do te terhiqet.

"Nga debati

Qytetari i parë i Republikës së Shqipërisë, Komandanti i Forcave të Armatosura, Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti i Republikës është i çarmatosur. Të gjithë kanë armë vetëm Presidentin e keni çarmatosur

Arben Isaraj
Deputet i PS-se që u bë nga Komisioni i Ligjeve pati një reflektim edhe nga ne dhe u mendua që edhe mund të hiqet", tha zëvendësministri i Brendshëm, Arben Ristani.

Por frika me e madhe e socialisteve eshte se ky ligj u jep arme ne duar drejtuesve te komunave, apo edhe shofereve te tyre ne prag te zgjedhjeve. Ilir Gjoni dyshon per urgjencen e ligjit, per te cilen zevendeministri i Brendshem Arben Ristani iu pergjigj ironikisht.

"Cila është urgjenca që ju e sillni këtë ligj pikërisht para fushatës së zgjedhjeve?" tha Gjoni.

"Me zgjedhje pa zgjedhje, në lidhje me Shën Valentinin...s'ka asnjë lidhje, është rastësi që vjen tani", iu përgjigj Ristani.

Por historia me e erret e amratosjes se shqiptareve u ngrit si shqetesim nga deputeti Sterkaj. Duke kujtuar 97-en, ai akuzon se po rritet numri i armeve ne duar te dyshimta.

Ne fund te mbledhjes, deputeti socialist Arben Isaraj tha ligji armatos çdo deputet apo minister, por jo Presidentin.

"Qytetari i parë i Republikës së Shqipërisë, Komandanti i Forcave të Armatosura, Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ai që dekreton prokurorët e Republikës së Shqipërisë, presidenti i Republikës është i çarmatosur. Ligji është bërë kur ka qenë Bamir Topi dhe ky, ngaqë bentë puçe duhej çarmatosur? Apo e keni menduar që pistoletën e Presidentit sot e mban Kryeministri apo kryetarja e Parlamentit? Të gjithë kanë armë vetëm Presidentin e keni çarmatosur", tha Isaraj.




Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi