Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Oscar Pistorius qëllon të dashurën  Empty Oscar Pistorius qëllon të dashurën

Thu 14 Feb 2013 - 12:11
Oscar Pistorius qëllon të dashurën  Oscar-Pistorius-002

Atleti paraolimpik i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius është arrestuar për shkak se ka qëlluar për vdekje të dashurën në shtëpinë e tij në Pretoria.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave 26-vjeçari ndodhet nën kontrollin e policisë dhe po hetohet për vrasje.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe disa informacione sugjerojnë se atleti mund ta ketë ngatërruar të dashurën për hajdut.

Pistorius, i njohur ndryshe si “blade runner”, ishte i pari atlet i gjymtuar nga të dyja këmbët që vrapoi në Lojrat Olimpike të Londrës. Ngjarja e rëndë thuhet të ketë ndodhur mes orës 04:00 dhe 05:00, me orën lokale.

Në një deklaratë të policisë thuhet se, gruaja 30-vjeçare u qëllua për vdekje në orët e para të mëngjesit të së enjtes në një shtëpi në kompleksin Silverlejks, pranë kryeqytetit afrikano-jugor.

Gruaja mori plagë të rënda në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit. Mjekët mbërritën në shtëpi në një kohë me policinë, por ajo ndërroi jetë në skenën e krimit, ku u gjet edhe një pistoletë 9-milimetërshe.

Pistorius ka vrapuar me proteza të përbëra nga fibra karboni, për shkak se ka lindur pa kërcijtë në të dyja këmbët. Në shumë evenimente sportive ai ka fituar medalje dhe lajmi për vrasjen e të dashurës ka shokuar Afrikën e Jugut, që e shihte atletin si një ikonë.

Afrika e Jugut renditet mes vendeve me kuotën më të lartë të krimit në botë dhe shumë banorë mbajnë armë për t’u mbrojtur nga keqbërësit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi