Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kolumbi, përplasje ushtri-FARC, 7 të vdekur Empty Kolumbi, përplasje ushtri-FARC, 7 të vdekur

Thu 14 Feb 2013 - 12:13
Kolumbi, përplasje ushtri-FARC, 7 të vdekur Kolumbiaa

Të paktën 7 ushtarë kolumbianë kanë vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur në përplasjet me grupin më të madh rebel të vendit, FARC.

Luftimet kanë ndodhur në një zonë rurale të provincës jugore të Caqueta-s.

Edhe pse qeveria dhe përfaqësues të rebelëve janë në bisedime paqeje, në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit të gjatë prej 5 dekadash, situata është tensionuar sërish, pasi FARC i dha fund armëpushimit dypalësh muajin e kaluar.

Ushtria kolumbiane bëri të ditur se ka patur informacione për sulmet e rebelëve në fshatin San Antonio de Getucha. Ushtarët nisën një operacion për të parandaluar sulmin e planifikuar, “duke avancuar në zemër të komandove të FARC-ut në jug”.

Në një deklaratë të tyren, ushtria njoftonte se ka patur një “numër të papërcaktuar” viktimash në krahun e rebelëve. Qeveria e Kolumbisë ka refuzuar të pranojë armëpushimin, duke thënë se operacionet e saj ndaj FARC do të ndaleshin vetëm kur të arrihej marrëveshje për paqe.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi