Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Supersfida Roma-Juventus Empty Supersfida Roma-Juventus

Sat 16 Feb 2013 - 14:06
Supersfida Roma-Juventus Roma-juventus

Seria A luan sot dy ndeshjet e tjera të javës së 25-të, që u hap me ndeshjen e së premtes në mbrëmje, Milan-Parma të fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1.

Në orën 18:00 luhet Chievo-Palermo. Veronezët ndodhen në zonën e qetë të klasifikimit, ndërkohë që Palermo me Malezanin tashmë në stol, është dëshpërimisht në kërkim të pikëve për t’iu shmangur fundit të tabelës.

Por gjithë vëmendja prite të përqendrohet në sfidën mes Romës dhe Juventusit në Olimpiko në orën 20:45. Roma, pa Zemanin do të kërkojë të rigjejë fitoren, ndërsa bardhezinjtë të konfirmojnë momentin e mirë që po kalojnë si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampioneve.

Sipas mediave italiane Juventusi pritet të hedhë në fushë formacionin me disa ndryshime nga ai i Glasgout. Në mbrojtje rikthehet Bonuci pas përfundimit të pezullimit, ndërsa në mesfushë Pogba pritet të zërë vendin e Markizios. Në sulm rikonfirmohet Matri, ndërsa dilema e Kontes është Vucinic apo Xhovinko. I pari ka shqetësime me kaviljen dhe ndoshta trajneri bardhezi për të mos rrezikuar një dëmtim serioz të tij, mund të zgjedhë “milingonën atomike”.

Ndeshjet e tjera të Serisë A luhen të dielën, që kulmojnë me ndeshjen Fiorentina-Inter në mbrëmje, ndërsa Lacio luan ndaj Sienës ditën e hënë.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi