Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

16-vjeçari, talent i tenisit shqiptar  Empty 16-vjeçari, talent i tenisit shqiptar

Thu 21 Feb 2013 - 12:09
16-vjeçari, talent i tenisit shqiptar  REI_44

Rei Pelushi është një 16-vjeçar me pasion të madh për tenisin. Ai ka 11 vjet që luan dhe praktikisht është rritur me këtë sport.

Gjithçka nisi ne moshen 6-vjeçare kur djali preku per here te pare raketen dhe qe nga ajo dite nuk e mendon me jeten pa te. Talenti i te riut u vu re qe ne fillim, kur ne moshen 10-vjeçare u shpall kampion i turneut per kete grupmoshe.

Egoja e Reit duket se u ngacmua, pasi erdhen njera pas tjetres shume çmime si: Çmim Special ne turneun e Vjeshtës, Kampion Kombëtar për moshat 12-vjeçare, per ate 14-vjeçare si dhe Kampion Kombetar për moshat 16-vjeçare.

Suksesi me i madh per te deri me tani, mund te quhet ai i vitit te shkuar ku ai mberriti deri ne gjysem finale ne Turneun Nderkombetar te Shtatorit, per here te pare kjo per nje tenist shqipetar.

Rei ka nje dite te zakonshme rutinë qe ndahet mes shkolles dhe stervitjes. Edhe pse kjo gje e kufizon e nuk i jep kohe te zhvilloje aktivitete te tjera argetuese si te bashkemoshatareve te tij, mamaja e Reit, Mira na tregon se ai e ben me shume kenaqesi kete gje.

“Për çdo prind, mendoj se duhet të jetë shumë e rëndësishme që fëmija i tij ta ketë kohën e mbushur me gjëra që i shërbejnë me të vërtetë, edhe nëse do të jetë pak i privuar nga gjërat e zakonshme të moshës”, thotë mamaja e tij, Mira.

Nje sportist duhet te ndjeke nje regjim te caktuar dhe Mira eshte mireinformuar per kalorite qe Rei duhet te marre ne nje dite.

“Ai ha një mëngjes gjithmonë njësoj. Mëngjesi i Reit është një lëng portokalli i shfrydhur, mjaltë, qumësht e banane. Është një recetë që ne e kemi marrë nga trajneri i tij dhe e zbatojmë çdo ditë”, shton ajo.

Edhe vaktet e tjera te Reit jane te ndryshme nga ajo qe konsumon pjesa tjeter e familjes. “Ai ha drekë në orar fiks, në 13.30. Dreka e tij është një sallatë dhe supën që e ka të përditshme. Dy herë në javë duhet të konsumojë peshk, ndërsa në ditët e tjera ha mish me zarzavate. Rei ka privilegjin që të gatuhet enkas për të”, thotë Mira.

Nje studim i fundit tregon se femijet qe merren me tenis kane rezultate me te mira ne mesime dhe Rei perpiqet te jete pjese e ketij grupi. “Jam e kënaqur nga rezultatet e tij në shkollë, edhe pse mund të arrijë që të bëjë edhe më mirë”, shton Mira.

Rei ndan gjithcka me mamane e tij dhe merr gjithmone nje mendim prej saj. Nene e bir kane pasur gjithmone nje lidhje shume te vecante dhe duket se tenisi qe u eshte futur ne mes vite me pare ua ka zbukuruar dhe forcuar ate.

Mjafton te shohesh se si i shndrisin syte mamase teksa flet per te birin dhe hisotrine e tij te gjate me tenisin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi