Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Zbulohet Miss Korça e vitit 1931 (FOTO) Empty Zbulohet Miss Korça e vitit 1931 (FOTO)

Thu 21 Feb 2013 - 13:27
Message reputation : 100% (1 vote)
Zbulohet Miss Korça e vitit 1931 (FOTO) Miss-korca-1931

Shqiptarët më sa duket qysh moti janë marrë me organizime të spektakleve të bukurisë. Një foto e zbuluar tregon se qysh në vitin e largët 1931 në Shqipëri ishte mbajtur një spektakël bukurie në Korçë.

Shumë larg përpjekjeve për të realizuar spektakle bukurie të ngjashmet me ato të sotmet…

Nën efektin e projektorëve ndriçues, fustaneve të dizajnuara nga stilistë të famshëm, bizhuteri që ndrisin qafën e taka të larta, spektaklet e dikurshme janë të një soji tjetër.

Pa kurrfarë ngjashmërie me modelin e eventeve që rëndom zhvillohen në ditët tona, kjo foto tregon një moment pozimi të konkurrenteve në spektaklin e bukurisë “Miss Korça”. Nga përpjekja për të lexuar nga fashat identifikuese, që ato kanë vendosur në trup, dallojmë disa prej tyre me shënimin “Miss Korça”, një tjetër “Miss Drenova” dhe dy të tjera tërësisht të palexueshme.

Gjithsesi, pohon gazeta Express, pamja e protagonisteve duket në kufijtë e një përpjekjeje për t’u vlerësuar, nëse u referohemi viteve në të cilat është organizuar konkursi.

Fustane të thjeshta në dizajn, në gjatësinë normale pak mbi gju, dhe ndonjë detaj pale apo fjongo bie në sy tek-tuk, ndërsa kanë mbathur këpucë të sheshta dhe tepër të thjeshta.


Kapelat ose ndonjë karficë e vendosur në kokë e shtojnë dozën e feminilitetit te këto vajza, të cilat me siguri për kohën duhet të jenë marrë si etalon i modës dhe tendencave të veshjes./noa
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet Miss Korça e vitit 1931 (FOTO) Empty Re: Zbulohet Miss Korça e vitit 1931 (FOTO)

Thu 21 Feb 2013 - 15:01
Tjeter model kishin modelet atehere jo si tani qe i duan si skelet te gjalle...
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Zbulohet Miss Korça e vitit 1931 (FOTO) Empty Re: Zbulohet Miss Korça e vitit 1931 (FOTO)

Thu 21 Feb 2013 - 15:07
ua njera me ngjaka me gjyshen kur ishte cupe grrrr grrrr grrrr ajo miss drenova hahahahah
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zbulohet Miss Korça e vitit 1931 (FOTO) Empty Re: Zbulohet Miss Korça e vitit 1931 (FOTO)

Thu 21 Feb 2013 - 15:35
Atehere matej bukuria e fytyres, tani po nuk i verifikuan mire e mire nuk i vleresojne...
Sponsored content

Zbulohet Miss Korça e vitit 1931 (FOTO) Empty Re: Zbulohet Miss Korça e vitit 1931 (FOTO)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi