Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tre shqiptare në garë për kurorën e bukurisë në Zvicër Empty Tre shqiptare në garë për kurorën e bukurisë në Zvicër

Thu 21 Feb 2013 - 15:23
Në konkursin e sivjetshëm të “Mis Zvicra” do të jenë edhe tre shqiptare nga Kosova. Sipas mediave kosovare, theksohet se gjithsej për kororën e më të bukurës do të konkurojnë 18 femra, 6 prej të cilave janë nga Ballkani…. Tre shqiptare Dorina Podrimja, Anita Mustafa dhe Heidi Lushtaku dhe tre të tjerat do të jenë nga Kroacia dhe Serbia.
Dy të parat janë të lindura e të rritura në Zvicër ndërsa e treta ka ardhur në Zvicër në klasën e parë të fillores. “Emrat nuk tingëllojnë shumë zviceranë, kjo tregon ndryshimet në kohë dhe është një dukuri që ne sot e kemi realitet në vendin tone. Kriteret tona janë: shtetësia zvicerane, mosha 17-25 vjeçare, e pamartuar, pa fëmijë dhe gjatësia së paku 1.68. dhe këto kritere i plotësojnë të gjitha”, është shprehur për mediat Karina Berger, e cila është në krye të organizimit të spektaklit.


Megjithatë, sipas saj, juria që përbëhet nga 6 persona nga bota e modës dhe shoubiznesit nuk shikon as ngjyrën e lëkurës dhe as emrat e kandidateve. Më 28 prill do të ketë edhe një seleksionim, garën do ta vazhdojnë 12 nga 18 vajzat që janë aktualisht./alb-observer.com/
Tre shqiptare në garë për kurorën e bukurisë në Zvicër Kandidate

Tre shqiptare në garë për kurorën e bukurisë në Zvicër Kanditate2

Tre shqiptare në garë për kurorën e bukurisë në Zvicër Kandidate1
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi