Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë

Cila është më “shtrigë”, vjehrra apo nusja?

2 - 33%
1 - 17%
2 - 33%
1 - 17%
 
Totali i votave: 6
 
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vjehrra ime shtrigë  Empty Vjehrra ime shtrigë

Tue 30 Nov 2010 - 22:32
Mamaja e tij po vë në rrezik martesën? Specialistët tregojnë rregullat e mbijetesës. Dhe japin shpresë. Sepse “ajo” mund të bëhet një aleate.

Ka nga ato që kontrollojnë mbeturinat për të parë se mos ke hedhur perimet që sapo kanë nisur të zbuten, por ka edhe nga ato hipokondriket, që të gjenden në shtëpi në mes të natës, të bindura se po pësojnë një infarkt. Disa tregohen të gatshme për të mbajtur fëmijët, por kur ti ke vërtet nevojë, kanë disa punë urgjente për të zgjidhur; të tjerat fëmijët i mbajnë, por pastaj pretendojnë edhe të ndërhyjnë në çdo çështje të edukimit të tyre, sepse “në kohën e tyre gjërat ishin ndryshe”.


Klisheja është gjithmonë e njëjta: 1) gruaja e nxehur me mamanë e bashkëshortit; 2) burri që nuk i thotë asgjë mamasë; 3) gruaja e nxehur me bashkëshortin.

Dhe konflikti i vjetër ecën me kohën. Grupe nusesh “desperates” nuk ngurrojnë të shkruajnë disa deklarata dashurie edhe nëpër faqe interneti të llojit: “gjermanët i thonë vjehrrës “schwiegermutter”, një fjalë që të kujton “schwiegermonster”, pra shkurt “ankth”’.


Sekretet për të bashkëjetuar në harmoni

Po përse marrëdhënia me mamanë e tij është shpesh konfliktuale? Dhe cili është sekreti për një bashkëjetesë të qetë? Janë pyetur për këtë seksologë dhe psikoterapeutë në mbarë botën. “Kemi pasur në terapi vjehrra që e kishin shumë të vështirë të vazhdonin lidhjen me djemtë e tyre pas martesës së këtyre të fundit, për shkak se nuset nuk donin të shkonin për t’i takuar, i ndalonin të kujdeseshin për nipërit dhe refuzonin çdo lloj ndihme për pazarin apo pastrimin e shtëpisë. Ndonjëherë ato janë gra të thjeshta, që duan vetëm të ndihmojnë; në raste të tjera, është e kundërta: bëhet fjalë për gra “të forta”, që duan të vendosin rregullat. Vjehrrat më të vështira janë mamatë e djemve, sepse vajzat i pranojnë në jetën e tyre më me lehtësi mamatë e veta, duke përjashtuar ato të partnerëve”.

Në rast se nusja nuk grindet me vjehrrën hapur, delegon bashkëshortin si zëdhënës. Pastaj zihet me të. Kontradiktat lindin nga frika e nënave që i biri do martohet, përveçse me gruan, dhe me vlerat, mënyrat e të menduarit dhe sjelljet e familjes së saj. Shembull: ai mund të admirojë hapur mamanë e asaj që punon dhe, ndoshta, pa dashur, ta bëjë mamanë e tij të ndihet një shtëpiake të pavlerë. “Dhe ndërmjet vjehrrit dhe dhëndrit mund të lindin fërkime, sidomos kur është një baba xheloz për të bijën ose më i pasur dhe i pushtetshëm se i shoqi”, sqarojnë specialistët. “Por, në përgjithësi, dëshira për të pasur marrëdhënie familjare të ngushta i përket pak botës mashkullore”.


Lojë rolesh


Kur të mos marrit vesh vë në rrezik martesën? Përgjigjen psikoterapeutët: “Kur partneri nuk shfaq kurrë solidaritet me të shoqen kur kjo kritikohet dhe i beson vetëm të ëmës për zgjedhjet e rëndësishme. Kur palët jetojnë shumë afër dhe vjehrra nuk i bie ziles, por përdor çelësat për të hyrë në shtëpi. Kur ajo “i fryn zjarrit” në çastin kur ka grindje, mbështet të birin në rast se ka tradhtuar të shoqen dhe e mbron duke mbuluar gënjeshtrat e tij”. Jo gjithmonë, ama, mënyra më e mirë për të mbrojtur hapësirën tënde është agresioni. Më mirë të tregohesh diplomate: për shembull, mund t’i thuhet vjehrrës të lajmërojë para se të kalojë për t’ju takuar, që të organizoheni për t’i kushtuar më shumë kohë.



Me gjithë të tëra këto, mamaja e tij mund të bëhet një mikeshë; është e mundur edhe që të ndërrojë një aleancë me nusen, pa dijeninë e të birit: “Nuk keni pse të keni frikë, sepse ju jeni gruaja dhe ajo është mamaja; mund të jetë një grua që ndërhyn, por edhe e gatshme për të ndihmuar. Vjehrra mund të ketë dëshirë t’ju dojë edhe ju”, përfundojnë specialistët. Ndoshta nuk është më aq e vërtetë ajo që mund të thonë disa gjyshe tërë temperament: “Vjehrrat janë të mira në shtëpi vetëm në pikturë”. Me siguri flisnin për vete: ishin mamatë e baballarëve tanë (jo shumë larg këtyre të sotmëve në fakt) dhe vjehrrat e mamave tona të mira.


Pesë rregulla të arta për një paqe të hekurt

1. Prezantohu me sinqeritet, shfaq një sjellje miqësore dhe përpiqu të kuptosh çfarë roli ka vjehrra jote në familje.

2. Mos ji skajshmërisht xheloze; shfaq edukatë, respekt dhe, nëse është e mundur, konfidencë. Mund të kritikosh familjen e origjinës vetëm nëse je anëtare e saj, por është shumë e vështirë të japësh gjykime të tilla po të jesh në rolin e nusesh.

3. Nëse vjehrra jote është e nervozuar, kërko armëpushim.

4. Bëj një marrëveshje me partnerin dhe pastaj lejoji të tijtë të kujdesen për fëmijët dhe për shtëpinë.

5. Kujtohuni që edhe ju do bëheni vjehërr ose mund të jesh tashmë! Në rast se partneri yt ka shumë përgjegjësi familjare, përpiqu ta mbështesësh dhe mos u bëj problemi i tij i tretë.

Si i keni raportet me vjehrrat,dhe nese nuk keni me mire nje marredhenie e ngushte,apo secila te shikoje punen e saj?

Cila eshte me shtrige,vjehrra apo nusja ????
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Vjehrra ime shtrigë  Empty Re: Vjehrra ime shtrigë

Mon 23 May 2011 - 14:37
Asnjera, po ne shumicen e rasteve Nusja duhet te leshoj pe karshi Vjeherres qe te kete nje kompromis
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Vjehrra ime shtrigë  Empty Re: Vjehrra ime shtrigë

Mon 23 May 2011 - 14:44
Vjehrra duhet te jet si Mami e vertet,, nusja duhet ta doj dhe ta respektoj siq respekto Mamin e saj dhe pse nuk ja dha jeten apo qe se rriti por ja dha jeten dhe erriti djalin qe nusja gezon,, gjithashtu dhe Vjehrra duhet ta duaj dhe ta repsktoj nusen siq resoekto e do djalin e saj se tash me dhe nusja le familjen per djaline saj ,, gjithmon mirkuptimi dhe respekti nga te dyja palet ka nje rezultat te mir dhe nje jete te lumtur familjare,.!!!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Vjehrra ime shtrigë  Empty Re: Vjehrra ime shtrigë

Mon 23 May 2011 - 14:45
vjerra ime eshte shume e mire
Sponsored content

Vjehrra ime shtrigë  Empty Re: Vjehrra ime shtrigë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi