Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Maradona: Ëndërroj pankinën e Napolit Empty Maradona: Ëndërroj pankinën e Napolit

Wed 27 Feb 2013 - 8:55
Maradona: Ëndërroj pankinën e Napolit Maradona-Napoli

Diego Maradona është rikthyer në Itali për të zgjidhur problemet e tij fiskale me shtetin. “Dua vetëm drejtësi. Faji është i atyre që firmosnin kontratat e mia, jo i imi”.

“El Pibe de Oro” ka folur edhe për ëndrrat e tij: “Doja të kthehesha në Napoli me nipin tim, për t’i treguar se çfarë kujtimi ka lënë gjyshi i tij. Napoli ka një kujtesë fantastike”.

Sa i përket De Laurentiis: “Nuk më ka ftuar kurrë të shoh qoftë edhe një ndeshje”. Ndërsa për Mazzarri-n: “E respektoj, por ëndërroj pankinën e Napolit”.

Më pas është rikthyer te çështja e titullit, duke u kërkuar lojtarëve të Napolit të mos dorëzohen: “Në takimin direkt nuk duhet të keni frikë për të fituar. 12 javë nga fundi i kampionatit asgjë nuk është humbur. Juventus nuk është ende kampion”.

Duke e rikthyer vëmendjen te De Laurentiis: “Sot nuk jam këtu për këtë temë, por në të ardhmen do të flasim. Nuk mendoj ende për pankinën e të kaltërve, pasi kam shumë respekt për Mazzarri-n. Por, është një ëndërr e imja dhe di gjithashtu, se Roma e Inter e kërkojnë...”.

Në fund ka thurur shumë elozhe skuadrës aktuale: “Do të më pëlqente të luaja pas shpinës së Cavani-t, për t’i dhënë shumë asiste për gol. Megjithatë duhet ta lëmë të qetë. Hamsik është një lojtar i jashtëzakonshëm”. Komplimentat nuk kanë munguar as për Mazzarri-n: “Napoli vendoset mirë në fushë, por duhet të jetë më shumë konstant në lojë. Ka shumë lojtarë sulmues, kështu që duhet të fokusohet në repartin e avancuar”.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi