Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

AK: Poli i tretë, pjellë e Berishës Empty AK: Poli i tretë, pjellë e Berishës

Wed 27 Feb 2013 - 9:14
Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të kësaj partie në Njësinë Bashkiake numër 10 në kryeqytet. Lideri i Kuqezinjve gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim është ndalur tek debati mbi krijimin e polit të tretë në politikën shqiptare.

“Tymanaja e koalicioneve është një strategji fund e krye për të manipuluar opinonin publik mbi ushtrimin e të drejtës së votës. I bëj thirrje mbarë qytetarëve shqiptare të kuptojnë qartë që në mbështetje të ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, populli në fletën e votimit nuk voton koalicionet, por partitë politikë që garojnë në zgjedhje. Koalicionet janë instrument për përllogaritjen e votave pas hapjes së kutive të votimit. Debati i sajuar mbi koalicionet dhe polet e treta
kërkon të shpërqëndrojë vëmendjen e publikut nga kriza politike, ekonomike, institucionale dhe rritjes së nivelit të krimit në të gjithë vendin. Sa herë që rrugët e Tiranës pushtohen nga kallashnikovët, shfaqen satelitët e PD për të zhurmuar opinionin publik me idenë e koalicioneve apo poleve të tjera në politikë”, deklaroi Kryetari I Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

Më tej Spahiu ka vijuar dukë i bërë një apel të qartë dhe objektiv mbarë opinionit publik. “Mos u gënjeni dhe mashtroni nga pole të treta të cilat kanë sjellë në Shqipëri modelin e trafikimit dhe tradhëtisë së elektoratit. Ne denoncojmë me forcë imoralitetin e qëndrimit politik të shfaqur nga Lëvizja Socialiste për Integrim se pas zgjedhjeve do të bëhet me fituesit. Ky është një fenomen i cili duhet asgjesuar nga politika shqiptare, pasi në emër të integrimit nuk mund të gënjehet elektorati dhe nesër të ndash me përqindje pushtetin, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet. Aleanca Kuq e Zi deklaron se ndryshe nga LSI, ajo nuk do të shkojë nesër me fituesin, por do t’i fitojë zgjedhjet me të vetmin objektiv, largimin e regjimit të shtetasit Sali Berisha nga pushteti dhe vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë shpurës së tij politike të korruptuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi