Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Prizren, kreu i komunës nën akuzë Empty Prizren, kreu i komunës nën akuzë

Wed 27 Feb 2013 - 17:39
Prizren, kreu i komunës nën akuzë Ramadan-Muja

Një prokuror i EULEX-it ka ngritur aktakuzë për korrupsion në Gjykatën Themelore të Prizrenit, kundër kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve tjerë të kësaj zyre.

Prokurori ka ngritur akuza kundër të pandehurve Ramadan Muja, Sadik Paçarizi, Avni Ademaj, Kadri Ukimeri, Abdullah Tejeci dhe Minir Krasniqi.

Ramadan Muja akuzohet në katër pika të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ose autoritetit. Ndërsa Minir Krasniqi, Kadri Ukimeri, Avni Ademaj, Sadik Paçarizi dhe Abdullah Tejeci akuzohen po ashtu për shpërdorim detyre, secili në vartësi të postit që gëzon.

Rasti përfshin pretendime për shfrytëzim dhe përfitim të paligjshëm nga toka që i takon Komunës së Prizrenit dhe vepra të tjera që kanë rezultuar me shkeljen e rëndë të të drejtave të një numri të paditësve në konteste civile.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi